• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Nuk ka bilbilush që më bën presion”, Myslim Murrizi del me deklaratën e fortë

11 June, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
19
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryetari i grupit parlamentar Demokrat, Myslim Murrizi pranoi tentativat për trafikim votash por thotë se atë personalisht nuk ka shans ta shantazhojë dhe as ta blejë njeri.

Muslim Murrizi: Nuk ka bilbilush të këtyre ferrave poshtë tavolinës që mund ti bëjë presion Myslim Murrizit, merre nga të duash nga i pari i qeverisë. Të njëjtin qëndrim kam mbajtur edhe me Ambasadoren amerikane dhe Sorecën. Nuk kam çmim unë. Kush ka qejf të përdoret, të bëhet ndaç njëpërdorimësh, ndaç shumëpërdorimësh.

Në një intervistë për Rtv Ora, Murrizi nuk përjashton mundësinë që kryeministri Rama dhe opozita e bashkuar të mund të gjejnë ndër opozitarët e Kuvendit votat për kalimin e ligjit të ri zgjedhor.

Myslim Murrizi: Grupi parlamentar Demokrat që drejtoj unë ka 11 deputetë, 11 ka dhe grupi që drejtohet nga Stojku, 9 deputetë ka grupi i Musait. Janë 31. Unë kam deklaruar me sinqeritet që nuk jam as kapoja dhe as tutori i deputetëve të opozitës në Kuvend. Trafikimi në Kuvend nuk është risi e këtij mandati, me vota të trafikuara është zgjedhur një President në Shqipëri. 17 deputetë aty kanë ardhur nga LSI.Mbase kanë kujtuar që janë në koalicion me ta dhe kanë votuar ligjet e Ramës, ka vazhduar inercia, nuk e di.

Por Murrizi, shpresën nuk e ka humbur.

Myslim Murrizi: Shpresoj që të ndodhë ajo që mbi 85% e shqiptarëve e kërkojnë, hapja e listave që shqiptarët të zgjedhin dhe jo të votojnë.

Nga takimi i parë me kryeministrin Rama, tre kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës nuk gjetën dakordësinë për dy kërkesat e parashtruara prej tyre: Hapja e listave dhe depolitizimi i administratës zgjedhore.

Rama ka deklaruar se kërkon të përafrojnë qëndrimet por pa rishikuar marrëveshjen politike të 5 qershorit.

Ndërkohë deri tani nga radhët e opozitës kanë rrjedhur 2 vota dhe duhen edhe 4 të tjera për ta kaluar ligjin e ri elektoral në Kuvend, pasi 78 i ka vetë mazhoranca.

Reformës zgjedhore i duhen 84 vota për miratim.

Paraardhëse

I kërkuan 32 mijë euro, Delinda Disha flet sërish për gjyqin e bujshëm me ‘Top Channel’ dhe tregon vendimin e prerë që ka marrë

Pasardhëse

Para cash dhe pronarë në 13 apartamente, ja pasuria e presidentit Meta dhe Monika Kryemadhit

Pasardhëse

Para cash dhe pronarë në 13 apartamente, ja pasuria e presidentit Meta dhe Monika Kryemadhit

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.