E kemi parë të jetë e pranishme në çdo seancë gjyqësore të ish-ministrit Saimir Tahiri dhe cilësohet si ‘fansja e tij e zjarrtë. Ajo nuk mund të mungonte as sot, pavarësisht situatës së pandemisë së koronavirusit.
Ajo ka pritur sot jashtë dyerve të gjykatës së Apelit, ministri i Brendshëm Saimir Tahirin.
Fansja është shfaqur e veshur me një bluzë ku ka të stampuar foton e ish-ministrit, ndërkohë që mban në fytyrë edhe një maskë anti-covid të personalizuar, ku shkruhet emri i tij.
Zonja në fjalë është parë disa herë jashtë dyerve të gjykatave, gjatë gjykimit të ish-ministrit, ku bashkë me disa persona të tjerë e kanë quajtur atë në kor ministri kampion.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post