• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ylli Manjani publikon deklaratën e kryeministrit para 8 vitesh: Edi Rama i qeverisë sot nuk ka asnjë lidhje fjalët e tij

10 June, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani duke marrë shkak nga debati për Eurobondin ka publikuar një deklaratë të kryeministrit Edi Rama të bërë në datën 4 dhjetor 2012, ku ky i fundit shprehet se ulja e borxhit publik është synimi i tij sapo të vijë në pushtet. “Ka bërë dhe deklarime të tjera edhe më tullë sesa ky.

Puna është se ne mendojmë prap që borxhi nuk është gjë e mirë sepse jo vetëm shoqëria pjell borxhlinj, por në thelb borxhi tregon se çfarë qeverie kemi. Sa më i lartë borxhi publik aq më e keqe është qeveria”, shkruan Manjani.

Postimi i Manjanit:

“Sa për informacion.

Për të gjithë ata që justifikojnë Edi Ramën që merr borxhe për të larë borxhet, po u sjell në vemendje këtë deklarim të Tij, të datës 4 dhjetor 2012:

“Një qeveri që është në gjendje të krijojë atë imazh që krijoi përmes atij kaosi për një festë si ajo e 100- vjetorit nuk ka dyshim që harton një buxhet rrënues. Lajmi i mirë është se ky është projektbuxheti i fundit i kësaj qeverie. Ai është afirmimi më elokuent i domosdoshmnërisë për një rilindje shqiptare. Ky buxhet është treguesi më i qartë se pse 2013-a duhet të jetë viti i ndryshimit. Ne e kishim paralajmëruar rrezikun e rrënimit. Kjo qeveri po e lë familjen shqiptare me më pak fuqi blerëse dhe më shumë taksa. Rritja e fuqisë blerëse është detyrimi ynë parësor. Qeveria po e lë më keq se e gjeti borxhin publik shqiptar. Nuk është shteti që i lan borxhet, por çdo familje shqiptare, të cilës qeveria i heq 800 mijë lekë në vit, për të paguar borxhet që Saliu merr për ethet e karriges së vet. Ulja e borxhit është një detyrim i pashmangshëm i të gjitha qeverive që kanë përgjegjësinë të mirëqeverisin popullin dhe të mos mbingarkojnë me borxhe brezat e ardhshëm. Ulja e borxhit është synimi ynë për vitin që vjen”. (Citim i marrë në gazetën Dita)

I ka thënë vetë Edi Rama në opozitë dhe i dhamë të drejtë, i besuam qeverisjen. Ka bërë dhe deklarime të tjera edhe më tullë sesa ky.

Puna është se ne mendojmë prap që borxhi nuk është gjë e mirë sepse jo vetëm shoqëria pjell borxhlinj, por në thelb borxhi tregon se çfarë qeverie kemi.

Sa më i lartë borxhi publik aq më e keqe është qeveria.

Pra njerëzit nuk paguajnë vetëm paret e borxhit, por edhe koston e keqqeverisjes, e cila bëhet gjithnjë e më e keqe.

Mirëpo Edi Rama i qeverisë sot, nuk ka asnjë lidhje me asnjë rrjesht të fjalëve që ka thënë vetë.

Kjo puna e borxheve ka ngrënë koka qeverish e qeveritarësh gjithandej në Europë.

Sa për informacion, vetë Bashkimi Europian është sot në mes dilemës të rrimë bashkë dhe solidar në borxhe, apo të marrë secili borxhin e vet dhe të shpërbëhet bashkimi…”, ka shkruar ai.

Paraardhëse

Sot numri më i lartë i infektimeve me koronavirus, ish-ministri: Ja pse jemi në këtë situatë

Pasardhëse

Lëvizja e papritur nga opozita, Myslim Murrizi zbulon emrin e partisë së re politike

Pasardhëse

Lëvizja e papritur nga opozita, Myslim Murrizi zbulon emrin e partisë së re politike

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.