• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Rozë

Alketa Vejsiu e pakënaqur nis nga ankesat, tregon ‘incidentin’ që i ka ndodhur

10 June, 2020
në Rozë
0
11
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

E ftuar në “Provokacija”, Vejsiu tha se ajo u ka bërë thirrje mbi 30 personaliteteve mjaft të njohur në Shqipëri, por që ata s’e kanë shoqëruar duke e lënë vetëm.

Referuar kësaj gjëje, Vejsiu tha se po ta dinin mediat këtë gjë, ndoshta do t’i kursenin komentet ndaj saj.

“Unë kam ftuar mbi 30 personalitete të personazheve të njohur në Shqipëri, që po të them emra tani do të shpërthejë ndonjë polemikë. Asnjë prej tyre nuk erdhi dhe më lanë vetëm. Po ta dinin këtë gjë mediat, ndoshta do të tregoheshin më të rezervuar dhe do të thonin “le ta mbështesim këtë vajzë që mbeti vetëm t’ja dalë mbanë”, tha Vejsiu.

Më tej moderatorja e njohur u shpreh se nuk ndjehet e mërzitur pse të ftuarit nga ana e saj dhe regjisores Vera Grabocka refuzuan “të ndanin kekun” me të.

“Dështimin dhe suksesin një fije i ndan, thotë mendorja ime Vera Grabocka. Ne gjithmonë sa herë dalim në një format të ri, në një projeksion të ri kemi gjithmonë shqetësimin si do jetë shikueshmëria, si do dali. Të mençurit marrin masat, punojnë dhe janë gjithmonë të përgatitur përpara provimit. Unë doja të thoja për këtë çështjen e asfiksisë se ai festivali ishte shumë i madh dhe kishte vend për të gjithë yjet, kishte ajër plot që të mos asfiksoheshin dhe ata që në fakt u asfiksuan. Duke respektuar kritikën tuaj dashamirëse, unë kam ftuar mbi 30 personalitete të artit, medias, politikës dhe spektaklit në Shqipëri dhe po ti them emrat, do të shpërthejë një tjetër polemikë që nuk kam dëshirë.

Njerëzit tani kanë nevojë për qetësi dhe relaks. Të gjithë këta personazhe që ftova më thanë, për arsye të veçanta, Nuk vijmë në festival, dhe më lanë vetëm. Kështu që po ta dinin këtë fakt, mediat do kishin qenë pak më të rezervuara dhe do merreshin me kauzën tjetër që është e përbotshme ku thuhet “ta ndihmojmë këtë vajzën që mbeti e vetme, dhe mundi tja dali”, ja që mund tja dalësh edhe vetëm.

Ky protagonizëm nuk lindi nga dëshira ime për të qenë protagoniste në skenë por nga pamundësia për ti paguar, sepse buxheti ishte i limituar, dhe patjetër nga pamundësia ime për të patur dashamirësinë e kolegëve për të qenë aty apo edhe ata të cilët më dhanë arsye shumë objektive për të mos qenë aty, të cilat i respektoj dhe mirëkuptoj. Të gjithë prezantuesit që kanë qenë dhe kanë prezantuar atë festival, kanë qenë të ftuar nga unë dhe Vera Grabocka për të ardhur dhe ata nuk erdhën.

Unë vlerësoj faktin që kishte shumë pak njerëz që pranuan të ishin në këtë udhëtim me mua, siç nuk kam asnjë mërzitje dhe shqetësim por më vjen keq që pasi unë bëra hapin për ti ftuar dhe për ta ndarë kekun me të gjithë, ata refuzuan të ishin aty”, – u shpreh Vejsiu.

E pyetur nga gazetari Nano nëse Vejsiu do të jetë përsëri në skenën e Festivalit të fundvitit, ajo u shpreh se nuk do të jetë më në atë skenë. Sipas saj ajo skenë nuk i ka dhënë atë kënaqësi që do donte të merrte emocionalisht.

“Jo, absolutisht jo. Do jem në skenë patjetër për të duartrokitur grupin e produksionit të radhës por nuk do të jem në festivalin madh këtë vit. Ky festival për 3 netë me radhë nuk më prodhoi kënaqësinë që unë doja të merrja. Profesionalisht ishte shumë e mirë por nga pikëpamja emocionale pati disa shije të kompromentuara”.

Alketa Vejsiu prezantoi Festivalin e 58 të RTSh-së vitin që shkoi, gjë që u shoqërua me shumë polemika, sidomos pas shpalljes së fitueses, Arilena Ara. Madje, u përfol për një përplasje mes Vejsiu dhe “mendores” së saj, Vera Grabockës.

Vejsiu doli hapur si mbështetëse e Elvana Gjatës, një nga pretendetët kryesore për çmimin e madh dhe Grabocka mbështetëse e rivales më të fortë të Gjatës, Arilena Arën.

Paraardhëse

Rritja e frikshme e të prekurve me koronavirus në vend, Bardh Spahia ngre alarmin dhe tregon 2 gabimet e mëdha që po bëhen

Pasardhëse

Shqipëria merr 650 milionë euro nga Eurobondi! Jorida Tabaku jep alarmin: Ja pse është një lajm i keq

Pasardhëse

Shqipëria merr 650 milionë euro nga Eurobondi! Jorida Tabaku jep alarmin: Ja pse është një lajm i keq

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.