• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Kartëmonedha e re 10 mijë lekë, më e madhja deri tani! Ja kur do hidhet në treg

9 June, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kartëmonedha e re 10 mijë lekë, prerja më e madhe e parasë e nxjerrë në emetim deri më tani do të dalë në qarkullim në tremujorin e fundit të këtij viti, njoftuan burimet në Bankën e Shqipërisë.

Vitin e kaluar banka e Shqipërisë nisi prezantimin e serisë së të kartëmonedhave. Seria e re e ka 6 prerje, 200, 500, 1000, 2000, 5000 dhe prerjen e re 10000 Lekë.

Kartëmonedhat 200 lekë dhe 5000 lekë u hodhën në qarkullim duke filluar nga data 30 shtator 2019, ndërsa këtë vit do të hidhen në qarkullim kartëmonedhat 10,000 lekë dhe 1,000 lekë duke filluar tremujori i fundit i vitit.

Kartëmonedha 2,000 lekë do të hidhet në qarkullim duke filluar nga fundi i vitit 2021 dhe kartëmonedha 500 lekë do të hidhet në qarkullim duke filluar nga viti 2022.

Kartëmonedha 10,000 lekë që del për herë të parë në treg ende nuk është prezantuar si imazh nga Banka e Shqipërisë, por sipas vendimit të Këshillit të Mbikëqyrjes, Kjo kartëmonedhë do të pasqyrojë figurën e poetit të njohur shqiptar, Asdrenit, kombinuar me simbolet figurative të ‘Flamurit Kombëtar’, si dhe një varg të zgjedhur nga ‘Himni Kombëtar’, ‘Rreth flamurit të përbashkuar/me një dëshir’ e një qëllim’.

Sipas Bankës së Shqipërisë, kartëmonedhat përmbajnë një sërë elementesh sigurie që i mbrojnë nga falsifikimi dhe ruajnë besueshmërinë e publikut tek paraja.

Përmirësimi i serive të kartëmonedhave me qëllim forcimin e elementeve të sigurisë dhe njëkohësisht përmirësimin e dizajnit është një praktikë e njohur në bankat qendrore, që përgjithësisht zbatohet çdo 15-20 vjet.

Të gjitha prerjet e serisë aktuale të kartëmonedhave dhe monedhave shqiptare, përveç asaj 2000 Lekë janë miratuar në vitin 1995 dhe janë hedhur në qarkullim në vitin 1996. Ndërkohë, në vitin 2008, serisë iu shtua kartëmonedha 2000 Lekë dhe në fund të vitit 2011 përfundoi kursi ligjor për kartëmonedhën 100 Lekë.

Gjithashtu, në këto 20 vite kanë ndodhur ndryshime të vazhdueshme në teknologji, si për sa i përket elementeve të sigurisë që mund të dallohen nga publiku i gjerë pa përdorimin e makinerive të posaçme, ashtu edhe për sa i përket atyre që njihen nga makineritë e përpunimit dhe numërimit të kartëmonedhave.

Kartëmonedhat ekzistuese, të të gjitha prerjeve, do të vazhdojnë të qarkullojnë paralelisht me kartëmonedhat e reja. Ato do të vijojnë të kenë kurs ligjor dhe të shërbejnë si mjet pagese.

Banka e Shqipërisë do të njoftojë publikun në kohën e duhur mbi datat kur secila nga prerjet ekzistuese prej 200, 500, 1000, 2000 dhe 5000 lekësh nuk do të ketë më kurs ligjor. Gjithsesi, edhe pas humbjes së kursit ligjor, kartëmonedhat ekzistuese do të ruajnë vlerën e tyre dhe do të mund të shkëmbehen me të rejat për të njëjtën vlerë./Monitor/

Paraardhëse

Ishte një nga firmëtaret, Rudina Hajdari i befason të gjithë: Nuk do ta votoj marrëveshjen në Parlament, ja pse

Pasardhëse

U kap në Dubai, ky është personi që dyshohet se porositi vrasjen e ‘bosit’ shqiptar në Londër (FOTO)

Pasardhëse

U kap në Dubai, ky është personi që dyshohet se porositi vrasjen e ‘bosit’ shqiptar në Londër (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Berisha: Mazhoranca votoi programin dhe kabinetin pa debat, Rama shpalli luftë, fjalët tani nuk kanë më vlerë, duhet të kalojmë në veprime

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Këtë të enjte, seanca parlamentare u ndërpre pas vetëm 25 minutash, duke shkaktuar reagime të forta nga opozita. Kreu i...

“Parti Enver jemi gati kurdoherë”, pas miratimit të programit dhe kabinetit, opozita ironizon mazhorancën, rregullorja fluturon mbi kokën e ministrave

18 September, 2025

“Makth për çdo grua”, Mira Kazhani flet për diagnostikimin me kancerin e gjirit

18 September, 2025

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

17 September, 2025

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.