• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Edi Rama donte që ta merrte me hile”, ish-deputeti i PD nxjerr prapaskenat e Këshillit Politik: Nuk ishte reformë, as marrëveshje

9 June, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Deputeti i PD Ervin Salianji, ka komentuar marrëveshjen e këshillit Politik për Reformën Zgjedhore. Në një lidhje direkte me emisionin ‘Dita jonë’, Salianji u shpreh se tryeza e Këshillit Politik nuk prodhoi as Reformë Zgjedhore dhe as marrëveshje, por thjesht “një dakordësi për një ndërhyrje në një pjesë të vogël të Kodit Zgjedhor”.

“Nuk ishte reformë, as marrëveshje. Është një dakordësi, një ndërhyrje në një pjesë të vogël të Kodit Zgjedhor që ka të bëjë me administrimin e zgjedhjeve. Edi Rama donte që ta merrte me hile, për të krijuar avantazh artificial në zgjedhje, duke krijuar komisionerë politikë. Nga ana tjetër, është ndërhyrje në disa elementë që në letër do të minimizojnë një pjesë të rëndësishme të manipulimit”, – tha Salianji.

“Nuk ishte reformë sepse nuk garanton votën e qytetarëve. Ne do të vazhdojmë përpjekjet dhe kur të jemi në pushtet do të bëjmë reformë të plotë, me hapje listash dhe ndërhyrje në Kushtetutë”, – shtoi Salianji.

Sipas deputetit demokrat, PD ra dakord për këtë gjë sepse “kjo ishte pika e vetme ku opozita mund të jepte kontribut për integrimin e Shqipërisë në BE”. Por, Salianji shtoi se opozita nuk ka “ndonjë iluzion që me Edi Ramën ka reforma në këtë vend”.

Kur u pyet nëse ka pakënaqësi ndaj lidershipit të PD-së me këtë dakordësi, Salianji tha: “Nuk ka asnjë pakënaqësi, dakordësia shihet si akt i duhur për të kaluar në zgjedhje dhe për ta mundur Edi Ramën. Nuk ka sot shqiptar që nuk është i dëshpëruar nga qeverisja e Edi Ramës”.

Paraardhëse

Kërcënojnë me mosvotimin e Kodit Zgjedhor, opozita parlamentare bën lëvizjen e papritur, zbulohet çfarë do të ndodhë sot në orën 10:30

Pasardhëse

Pas Shqipërisë, tërmet i fuqishëm në Greqi

Pasardhëse

Pas Shqipërisë, tërmet i fuqishëm në Greqi

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

Nga lajme
20 March, 2026
0

Me përfundimin e muajit të Ramazanit, besimtarët myslimanë anembanë botës festojnë Fitër Bajramin – një nga festat më të rëndësishme...

Screenshot

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

25 February, 2026

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.