• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

E përçau opozitën marrëveshja për Reformën Zgjedhore? Flet aleati i Bashës dhe zbulon kërkesën nga e cila nuk heqin dorë

8 June, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Aleati i Bashës, Agron Duka ka komentuar marrëveshjen për Reformën Zgjedhore mes palëve politike. I ftuar në “ABC News, Duka ka shprehur rezervat se do të dëshironte një reformë më të plotë, ku përfshihet edhe ndryshimi i sistemit.

Megjithatë siç thotë ai është e rëndësishme që është arritur një konsensus dhe pikat e firmosura japin të dyja palët.

“Nëse do ishte reformë e plotë, do ishte mirë që të kishim edhe një sistem tjetër, ku të kishte elementë mazhoritar, me lista të hapura. Një gjë e tillë nuk u realizua, megjithatë është e rëndësishme që u arrit një konsensus. Disa pika që u firmosën nga të dyja palët japin shpresa që mund të kemi zgjedhje të standardeve më të mira, siç është ajo e identifikimit biometrik. Kjo është një garanci, nuk themi se zgjidh të gjitha problemet e zgjedhjeve.

Tjera që u arrit është të mos bëhen komisionet zgjedhore të depolitizuara. Faktikisht ne kemi një administratë zgjedhore që po tentojmë ta depolitizojmë, por realisht nuk ndodh kështu. Kur ndryshojnë kahet politikë zëvendësohet administrata.

Megjithatë nuk është zgjidhje përfundimtare, sepse edhe këto komisione kanë problemet e veta. E rëndësishme është që nuk u la që të bënte atë që tentoi Rama, që të merrte njerëz nga administrata që i kishte në varësi të tij. Ndryshon edhe KQZ, nuk është kjo por zgjidhet një kryekomisioner nga mazhoranca dhe një nën tij nga opozita”, – tha Duka.

Kreu i PAA shton më tej se arritja e kësaj marrëveshje nuk dot përçajë opozitën, madje ndikon në bashkimin e saj.

“Sa i përket opozitës ka një mesazh më të bashkuar. Nuk është se ka ndodh ndonjë gjë e madhe se opozita e bashkuar ka qenë, ka pas mendime të kundërta brenda vetes. Por kjo që u vendos nuk ndikon në përçarjen e opozitës, por në bashkimin e saj. Nuk ka pasur asnjëherë kaq shumë parti. Ky front opozitar ka pakënaqësi nga qeverisja Rama. Të gjitha këto parti opozitare duhet të bëjë aleat edhe qytetarin”, – ka thënë ai.

Lidhur me qeverinë kujdestare, Duka tha se vijon ende si kërkesë e opozitës, pasi puna për reformën vijon ende. Duka ka hedhur kështu poshtë deklaratën e Damian Gjiknurit, i cili u shpreh se opozita hoqi dorë sipas tij nga kërkesat absurde.

“Jo nuk është se ka përfunduar. Vijon ende si kërkesë e opozitës vijon ende. Mund edhe të mos realizohet, por si kërkesë e opozitës është. Pyetja juaj mund të ishte nëse nuk pranohet kjo kërkesë…unë mendoj se ne duhet të hyjmë në zgjedhje sidoqoftë edhe nëse pranohet. Është shumë e rëndësishme të pranohet. Por edhe nëse nuk bëhet unë mendoj, do jetë kosto negative për mazhorancën aktuale”, – tha Duka.

Paraardhëse

Ferdinand Xhaferaj zbardh pazaret e fshehta, sulmon ashpër Ramën dhe Vangjush Dakon

Pasardhëse

Kuzhinieri kinez pështyn mbi ushqim teksa ishte duke gatuar (FOTO)

Pasardhëse

Kuzhinieri kinez pështyn mbi ushqim teksa ishte duke gatuar (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.