Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka premtuar pronarët e bizneseve të vogla në njësinë 9 se lekët e taksave që paguajnë do ti marrin mbrapsht.
Gjatë takimit në njësinë numër 9 në kryeqytet kreu i demokratëve u shpreh se Partia Demokratike do të vazjhdojë të jetë zëri dhe mbështetja e tyre.
Basha theksoi rëndësinë që ka për ekonominë mbështetja e duhur për bizneset.
“Të gjitha shtetet, edhe Kosova po i vazhdon subvencionet ndaj bzinesit, përndryshe do të zhytet gjithçka. Po u zhytët ju, u zhyt punësimi, u zhyt konsumi, pastaj ekonomia futet në një cikël që nuk e merr dot veten. Do të vazhdojmë të jemi zëri juaj dhe, së shpejti, edhe mbështetja juaj. Duhet patjetër të keni ndihmë nga shteti. Qoftë me anulimin e taksave, qoftë me mbështetjen për pagat. Këtë po bëjnë të gjithë. Ato lekë që kemi, duhet t’i çojmë në mbështetje të biznesit.”, tha Basha.
Diskutime rreth kësaj post