• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Sa të jetë Edi Rama në krye të qeverisë nuk ka as oligark e as bir oligarku të diktojë qeverisjen”, Manjani befason me deklaratën e tij të papritur

7 June, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, në një postim në rrjetet sociale, shkruan se teza politike se “oligarkët janë shkaktarë të keqqeverisjes së vendit”, është pa dyshim e gabuar. Sipas tij, sa të jetë Edi Rama në krye të qeverisë nuk ka as oligark e as bir oligarku të diktojë qeverisjen.

Postimi i plotë:

“A ka vërtetë oligarkë në qeverisje?

Teza politike se “oligarkët janë shkaktarë të keqqeverisjes së vendit”, është pa dyshim e gabuar.

Ata që e shprehin ose nuk njohin realitetin ose e njohin dhe nuk duan ta lexojnë. Në çdo rast i bëjnë nder atij që qeveris i vetëm për kokërr të qejfit të vet.

Sa të jetë Edi Rama në krye të qeverisë nuk ka as oligark e as bir oligarku të diktojë qeverisjen.

Nuk funksionon fare, po fare fare ideja që “jam i pasur dhe bëj çtë dua” me Edi Ramën në krye të qeverisë e shtetit.

Kush e njeh sado pak Edi Ramën e di fort mirë egon e tij të sëmurë, sjellen tij obsesive ndaj detajeve, dëshirën e tij për të qënë unik dhe i pari në çdo gjë. Edi Rama ngjan me një sundimtar jo me një oligark. Aq më pak i kapur nga oligarkia.

Sado i pasur e sado dëshira të kesh, nuk lejohet të anashkalosh apo t’ja diktosh Edi Ramës.

Edi Rama të jep tendera, pasuri publike, leje ndërtimi e çdo favor tjetër, jo se je oligark, por se ke mjetet e duhura për të realizuar atë skicën që ka zhgarravitur Ai në një copë letër bakalli.

Vini re me vemendje, çdo ndërtim ka dorën e Tij në fasadë. As që e çan kokën fsre sesa i shkon kosto e ndërtimit dhe çmimi i shtitjes. Thjesht do fasadën që ka zhgarravitur vetë.

Natyrisht jo të gjithë përfitojnë, sepse një njeri i vetëm smund ti kënaqë të gjithë. Prandaj janë një grup i vogël ata që përfitojnë.

Pjesën tjetër që nuk i ka në listën e përfituesve i fton të punojnë në informalitet. Kanabizimi është punësimi i vetëm që ai ka gjetur për të kënaqur njerëzit në periferi. Kush i mbijeton tregut aty ftohet të hyjë në listën e përfitimit.

Po ata nuk janë oligarkë. Janë thjesht bisnese që trajtohen me preferencë nga Edi Rama. Kaq!

Në këtë kuptim ata nuk mund të fajsohen pse përfitojnë, aq më pak të fajsohen pse vendi keqqeveriset!!!

Oligarkia, në përkufizim do të thotë grup që sundon. Edhe Edi Rama edhe grup nuk shkon!

Edi Rama është imazherist, oligarkët janë substancë.

Edi Rama nuk njeh as preferon rregulla loje. Oligarkët imponojnë rregulla.

Oligarkët duan rol në shtet. Edi Rama e do shtetin për vete. Të gjithin.

Dallimi është i madh.

Problemi politik në këtë vend është Edi Rama, jo përfituesit prej pushtetit të tij.

Le të jemi të sinqertë, kush nuk do të përfitonte nëse i jepej mundësia?

Ndaj gjykimi duhet të jetë i gjithi për atë që të heq mundësinë për të qenë i barabartë.

Ndaj them që nuk ka Oligarkë. Ka vetëm një njeri që ka në dorë çdo gjë në këtë vend.

Të merremi me Atë them unë.

I bëjmë nderë sa herë merremi jo me të, por me të tjerë…

P.S. Përjashtimin e vetëm nga kjo llogjikë e bëj vetëm për pronarët e mediave. Kompromentimi i tyre për të shitur fjalë e rrena në media është dëmi më madh që i vjen shoqërisë demokratike.

Por as ata nuk janë oligarkë. Thjesht vënë gjoba…”, shkruan Manjani.

Paraardhëse

Policia i hoqi patentën mbrëmjen e djeshme, reagon Shkëlzen Berisha: Një shpifje është shpërndarë sot nga media pranë qeverisë

Pasardhëse

Shpërthen Astrit Patozi dhe nuk lë gjë pa thënë: Ata na e kanë bërë më të lehtë rrugën (FOTO)

Pasardhëse

Shpërthen Astrit Patozi dhe nuk lë gjë pa thënë: Ata na e kanë bërë më të lehtë rrugën (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.