• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Sport

Myller: Mesi e Ronaldo shumë të mirë, por “Leva” është më i miri

4 June, 2020
në Sport
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Thomas Muller zgjedh Robert Levandovskin para Lionel Mesit dhe Kristiano Ronaldos për t’u përshtatur me lojën por edhe efikasitetin në vijën e parë sulmuese. Në fakt, sulmuesi i Bajernit e pranoi se stili i tij i lojës do të përshtatej më shumë me një lojtar si Kristiano Ronaldo sesa me Lionel Mesin, mirëpo sugjeroi se Levandovski mund të jetë partneri më i përsosur për të.

“Ndoshta, në vitet e mia të fundit, mua do të më pëlqente të luaj me Lionel Mesin sepse në gjashtë apo shtatë vjetët e para të karrierës sime isha më shumë lloji i sulmuesit që pranon topat në fund për të shënuar”, – ka thënë Myller.

“Ndoshta tani më duhet më shumë një lojtar si Kristiano Ronaldo për të shënuar gola, por ne në Bajern e kemi Robert “Lewan-goal-ski”! Mendoj se ai tani mund të jetë opsion më i mirë sesa Kristiano”. “Unë kam luajtur kundër Mesit dhe Ronaldon dhe kam fituar kundër dyve, por edhe kam humbur kundër dyve. Ata janë shumë, shumë të mirë, janë të veçantë. Ata nuk janë si lojtarët e tjerë të zakonshëm që janë shumë të mirë, ata janë të jashtëzakonshëm sepse gjithmonë luajnë deri në limitet e veta”. – tha Myller.

Myller i ka 18 asiste në këtë sezon të Bundesligës, përderisa Levandovski i ka shënuar 29 gola – duke kontribuar kështu me këtë dyshe për ta fituar edhe një titull tjetër të ligës elitare të futbollit gjerman. Ndërkohë, duhet thënë se që nga transferimi në Torino, Kristiano Ronaldo ka shijuar më pak triumfe në garat për çmime individuale, pasi që çmimi i vetëm i tillë që e ka fituar është lojtari më i mirë i sezonit 2018/19 në Serie A, shkruan “Marca”. Topi i Artë – Topi i Artë qëndroi në Real Madrid, edhe pas largimit të Kristiano Ronaldos, pasi që Luka Modric u shpërblye me këtë çmim në vitin 2018. Ndërsa, vitin vijues, Lionel Mesi u shpall fituesi, duke thyer rekord si gjashtë-herë fitues i këtij çmimi. Çmimi The Best i FIFA-s.

Pikërisht e njëjta gjë ndodhi me çmimin për lojtarin më të mirë të vitit nga FIFA, pasi që Modriçi dhe Mesi e mposhtën Ronaldon në dy vjetët e fundit. Në vitin 2019, Ronaldo nuk mbeti as në pozitën e dytë, pasi që Van Dijku i Liverpuli ia zuri atë vend. Këpuca e Artë evropiane- Ronaldo e kishte fituar këtë çmim dy herë gjatë kohës së tij në “Santiago Bernabeu” (2013/14 dhe 2014/15), por me kalimin në Serie A s’ka arritur ta përsërisë këtë sukses, përderisa Mesi e ka fituar këtë çmim për tre sezonet e fundit. Golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve – Ronaldo ka më shumë gola të shënuara në histori të Championsit sesa Mesi – 128 me 114 – por sezonin e kaluar ai shënoi më pak sesa argjentinasi. Ronaldo i shënoi gjashtë gola gjatë sezonit 2018/19 në Evropë, ndërsa Mesi e fitoi çmimin falë 12 golave të tij.

Lojtari i Vitit në UEFA – Ronaldo e kishte fituar këtë çmim tre herë gjatë kohës sa ishte në Real Madrid, mirëpo Modriçi dhe Van Dijku ia kanë marrë këtë trofe që nga largimi i tij nga Spanja. Këpuca e Artë – Në La Liga, Ronaldo ishte golashënuesi më i mirë i sezonit tre herë. Në sezonin e tij të parë në Serie A, Fabio Kualiarella e mposhti atë, duke i shënuar 26 gola në krahasim me 21 të Ronaldos. Këtë sezon, garën e kryeson Çiro Imobile me 27 gola, ndërsa Ronaldo i ka 21 të shënuara.

Paraardhëse

Ish-kreui PD-së: Opozita nuk ka marrë ende dy garancitë për zgjedhjet. Ja avantazhi që ka ndaj Ramës

Pasardhëse

Vatër e re koronavirusi në Tiranë, zbulohet institucioni ku u identifikuan 2 rastet e reja ditën e sotme

Pasardhëse

Vatër e re koronavirusi në Tiranë, zbulohet institucioni ku u identifikuan 2 rastet e reja ditën e sotme

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Marsela, konkurrentja më e re e “Për’puthen”, ka hyrë në skenë me pritshmëri të larta për dashurinë dhe me një...

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025

Berisha: Mazhoranca votoi programin dhe kabinetin pa debat, Rama shpalli luftë, fjalët tani nuk kanë më vlerë, duhet të kalojmë në veprime

18 September, 2025

“Parti Enver jemi gati kurdoherë”, pas miratimit të programit dhe kabinetit, opozita ironizon mazhorancën, rregullorja fluturon mbi kokën e ministrave

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.