• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Rajon

E pranon kryeinfektologu suedez: Kemi mundur të bëjmë më mirë kundër Covid-19

3 June, 2020
në Rajon
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Drejtori i Agjencisë së Shëndetit Publik në Suedi, Anders Tegnell, ka thënë se vendi i tij është dashur të bëjë më shumë për ta luftuar koronavirusin dhe për ta parandaluar shkallën shumë më të lartë të vdekshmërisë sesa në vendet fqinje.

Rreth 4,500 suedezë kanë vdekur deri më tani nga pandemia, që është shifër më e lartë se në Danimarkë, Norvegji dhe Finlandë. Vendimi i qeverisë për të mos marrë masa të rrepta kufizuese, siç është bërë në pjesën tjetër të Evropës, është kritikuar shumë, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

“Nëse do të kalonim nëpër të njëjtën sëmundje, duke e ditur saktësisht atë që e dimë sot, mendoj se do të duhej të përfundonim duke bërë diçka mes asaj që Suedia e ka bërë dhe asaj që pjesa tjetër e botës e ka bërë”, tha Tegnell për radion suedeze. “Po, unë mendoj se kemi mundur të bëjmë më mirë nga ajo që kemi bërë në Suedi, qartazi”, shtoi ai.

Përderisa shumica e vendeve të Evropës, përfshirë Norvegjinë, Danimarkën dhe Finlandën, i mbyllën shkollat, dyqanet dhe kafenetë, Suedia u mbështet më tepër në masa vullnetare, distancim social dhe këshilla për higjienë.

Suedia i ndërpreu vizitat në shtëpitë e të moshuarve në fund të marsit, por rreth gjysma e rasteve fatale në këtë shtet kanë qenë persona të moshuar që ishin duke banuar në qendra të kujdesit.

Paraardhëse

Virusi është bërë më i mirë apo më i keq? Ekspertët zbulojnë se ç’po ndodh me pandeminë dhe nëse ka mutacione

Pasardhëse

Ministrja Manastirliu del me paralajmërimin e fortë për qytetarët: Shmangni këto gjëra (VIDEO)

Pasardhëse

Ministrja Manastirliu del me paralajmërimin e fortë për qytetarët: Shmangni këto gjëra (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.