• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Qeveria merr 4 vendimet e rëndësishme, Ahmetaj jep detajet (VIDEO)

3 June, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
9
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj ka bërë me dije se qeveria ka marrë 4 vendime për Rindërtimin. Sot zyrtarisht ka filluar programi i granteve apo pagesave direkte për banesat apo pallatet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ahmetaj thotë se përfitojnë 27 pallate dhe 1174 banesa të dëmtuara në nivelin DS1, DS2, DS3.

“Kaluam 4 vendime për Rindërtimin. Arritje të qenësishme në 5 muaj për qytetarët në zonat e dëmtuara që na kalojnë në stadin.

Ne fillojmë sot zyrtarisht programin e granteve për Shijakun. Pagesa direkte për familjet, për banesat e dëmtuara të shkallës DS1, DS2, DS3.

Punimet e të cilave qytetarët mund t’i bëjnë vetë apo dhe me bashkitë dhe qeveria i subvencionon në bazë të aktit normativ. Siç e mbani mend në shkurt aplikuan tek ”Shtëpia Ime” familjet e dëmtuara. Bashkitë janë treguar të kujdesshme dhe kanë zgjedhur fituesit ndërsa listat vendosen në këshillin bashkiak.

Shijaku e ka përfunduar me sukses këtë. Ndërkohë presim nga Tirana, Durrësi, Kavaja dhe Kurbini të përfundojnë procesin e vlerësimit. Në Bashkinë e 1174 banesa individuale dhe 27 banesa kolektive pra pallate që përfitojnë nga grantet.

Qeveria ka miratuar 513 milionë lekë i cili i kushtohet bashkisë Shijak për vitin 2020. Maksimumi nga mëngjesi i së premtes fillon firmosja e pagesave. Qytetarët dhe familjet përfituese përfitojnë sipas kërkesës në llogaritë e tyre. Jemi në një diskutim me donatorët për të marrë pjesë në programet e rindërtimit, pra grantet. Sepse donatorët janë në programet e rindërtimit të shkollave, infrastrukturën komunitare apo komplekset urbane në Durrës apo Laç.

Në ditët në vijim presim finalizim dhe në Kurbin. Të gjitha Bashkitë e tjera të shpejtojnë procesin e vlerësimit. 70 milionë dollarë do të jepen në vazhdimësi me shpalljen e zonës së re për zhvillimin e Durrësit, tek parku arkeologjik, si njësi zbatuese është vendim i rëndësishëm, është ndihmë dhe nga 150 milionë euro nga BE, 50 milionë do jenë brenda 2 muajsh në proces negocimi për gjithë zonën e dëmtuar në ato pika ku kemi objekte të trashëgimisë kulturore, 65 milionë euro në shkolla, 50 milionë euro në trashëgimi kulturore. Këtu përfshihet parku i Durrësit, kalaja e Durrësit.” – tha Ahmetaj.

VIDEO:

Paraardhëse

Nuk e përballuan dot karantinën bashkë, ‘Jagëzi’ ndahet nga e dashura (FOTO)

Pasardhëse

Uragan në Shkodër? Dukuria e rrallë, ja çfarë fotografoi NASA që çuditi gjithë rrjetin (FOTO)

Pasardhëse

Uragan në Shkodër? Dukuria e rrallë, ja çfarë fotografoi NASA që çuditi gjithë rrjetin (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post



Kryesore

Lajme.al uron të gjithë besimtarët: Gëzuar Kurban Bajramin

Nga lajme
27 May, 2026
0

Urime festa e Kurban Bajramit! Gëzuar këtë festë të shenjtë dhe për shumë vite me paqe, shëndet e begati! Urojmë...

Greqi: Flet babai i 19-vjeçares shqiptare: Humba jo engjëllin tim, por jetën time. Vajzën ma futën në kurth, e flakën pasi i bënë gjëra të tmerrshme!

16 April, 2026

Gashi: Diasporës parapëlqej t’i them mërgatë, të krijojmë kushtet për rikthimin e tyre në vendlindje

14 April, 2026

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

20 March, 2026
Screenshot

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

25 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.