Me anë të një postimi në rrjetin social, ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka shkruar se ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj duhet përgëzuar që pranoi publikisht kanabizimin e vendit.
Manjani theksoj se kjo deklaratë e Lleshajt, është një “grusht” ndaj propagandës së Rilindjes.
“Me shumë sjellje të Sandër Lleshit nuk mund të pajtohesh, por duhet përgëzuar që pranon publikisht që vendi sot është kanabizuar.
Është një grusht i rëndë ndaj propagandës që sundon. Po godet Ministri i Brendshëm, jo armiku i jashtëm…” – shkruan Manjani.
Diskutime rreth kësaj post