• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

A do ketë marrëveshje mes PS dhe PD për Reformën Zgjedhore? Astrit Patozi jep parashikimin befasues

2 June, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Koordinatori i Partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi, shprehet se kryeministri Edi Rama dhe Lulzim Basha janë problemi i krizës në Shqipëri.

“Interesi i tyre i përbashkët na ka çuar në këtë pikë dhe në këtë shëmti. Ky është akti i fundit i një tragji-komedie, i cili do të mbyllet, por nuk do të jetë zgjidhje dhe unë jam i sigurt për këtë. Mendoj se një reformë zgjedhore sa për të kaluar radhën nuk e ndihmon qytetarin shqiptar. Unë kam përshtypjen që do të arrihet një dakordësi, por do të jetë një dakordësi minore.” – tha Patozi për A2.

Më tej ai shtoi:

“Dy personazhet kryesorë janë vetë problemi i krizës. Vetëm nëpërmjet ambasadorëve ne mund të presim një rezultat, pasi ndryshe as që bëhet fjalë dhe ky është një turp për Shqipërinë. Kjo është një nevojë e popullit shqiptar dhe jo amerikanëve dhe ata po e bëjnë se po e kërkojnë ndërkombëtarët. Nuk është rastësi që dy personazhet, që janë njëri sulltan dhe tjetri kandidat për sulltan, janë njerëzit që nuk kanë bërë asnjë reformë zgjedhore bashkë. Reforma e fundit është bërë në vitin 2012, kur Basha nuk ka pasur asnjë rol fare. Nuk është rastësi që ai njëherë futen në çadër dhe pastaj ikën nga zgjedhjet fare. Nuk ka rrugë tjetër tani, i ka provuar të gjitha metodat radikale për t’iu imponuar kundërshtarit politik. Këta nuk duan ndryshim të vendit, por duan ndryshim të popullit. Në të gjithë botën politika i përshtatet popullit, ndërsa këta duan që populli t’i përshtatet dy personave. Këtu qëndron i gjithë thelbi. Ata po mbajnë zvarrë, edhe me faktorin ndërkombëtar”, – u shpreh Patozi.

Për koordinatorin e Bindjes Demokratike, fillimisht, duhet të ndryshohet sistemi. “Më pas, duhet të bëjmë edhe disa hapa të tjerë, por këta nuk bëjnë as sistemin. Këta t’i presin të gjitha shpresat. Duhen disa reforma të mëdha edhe kushtetuese dhe pastaj mund të shohim dritë në fund të tunelit”, – u shpreh Patozi.

Paraardhëse

Surprizon Juliana Pasha, si rrallëherë emocionon me dedikimin e veçantë për bashkëshortin e saj (FOTO)

Pasardhëse

Po bën ‘kërdinë’ në mbarë botën, flasin ekspertët: Ja si do përfundojë pandemia e koronavirusit

Pasardhëse

Po bën ‘kërdinë’ në mbarë botën, flasin ekspertët: Ja si do përfundojë pandemia e koronavirusit

Diskutime rreth kësaj post



Opinion

Përfshirja në rritje e Izraelit në Ballkan: asimetria e re e sigurisë dhe roli balancues i Turqisë

Nga lajme5
3 October, 2026
0

Nga: Mevludin Ibish Konkurrenca gjeopolitike ndërmjet Turqisë dhe Izraelit po shtrihet përtej Lindjes së Mesme dhe Mesdheut Lindor, duke përfshirë...

Austria–Kosova LIVE: Ndiqeni këtu ndeshjen e Dardanëve

27 September, 2026

Dua Lipa “shkrin” dasmën në Pejë! Ja si vallëzon me muzikë shqiptare

27 September, 2026

Publikohen formacionet: Ja si rreshtohet Kosova përballë Austrisë

27 September, 2026

Xhuli publikon video nga spitali në Zvicër, teksa pret lindjen e binjakëve

27 September, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Maqedoni
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.