• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Ne nuk mund të dorëzohemi para ligjësive të pabarazisë”, Ditmir Bushati jep mesazhin e fortë

1 June, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati në mesazhin e tij për 1 Qershorin, ditën ndërkombëtare të fëmijëve shprehet se nuk duhet të dorëzohemi para ligjësive të pabarazisë, duke shpërdoruar djersën e brezave të shkuar dhe rrënuar trashëgiminë e brezave të ardhshëm duke shtuar se fëmijëria e shekullit të 21 ndryshon nga fëmijëria jonë dhe këtij zhvillimi duhet t’i përgjigjemi duke ofruar një qasje të re për kohën që jetojmë.

Postimi i plotë:

“Fëmijët ndriçojnë botën tonë. Ata kanë potencialin të na japin buzëqeshje e të na bëjnë më të lumtur edhe në kohë të vështira. Fëmijët janë si rrezja e diellit. Optimizmi i tyre na jep shpresë për ndërtimin e një shoqërie më të drejtë.

Jeta ka ligjësitë e veta, përfshirë edhe pabarazinë. Të gjithë fëmijët lindin njësoj, të zhveshur. Por shpejt disa prej tyre vishen me rroba të shtrenjta. Shumica me rroba të zakonshme. Të tjerë me rroba të arrnuara.

Disa mërziten edhe kur familja i plotëson çdo dëshirë, ndërsa të tjerët ëndërrojnë për ditën kur mund të jenë në gjendje të shkojnë në shkollë. Jo të gjithë kanë mundësi të përdorin teknologjinë edhe pse kur i jepet kjo mundësi ata janë më të zhdërvjelltë se brezat e tjerë. Pandemia na tregoi se mësimi mund të zhvillohet në distancë, ndonëse aksesi në teknologji nuk ishte një e mirë për të gjithë. Nga ana tjetër, roli i mësuesit dhe kontakti njerëzor mbeten të pazëvendësueshëm për fëmijët. Pasi të jesh në shkollë nuk është njësoj si të mësosh.

Fëmijët janë brezi më i rëndësishëm dhe e ardhmja e një kombi. Ata do të përballen me sfida morale, ekologjike, politike, ekonomike, shoqërore dhe ndryshime demografike e teknologjike të paimagjinueshme për brezin tonë. Ndaj, ne nuk mund të dorëzohemi para ligjësive të pabarazisë, duke shpërdoruar djersën e brezave të shkuar dhe rrënuar trashëgiminë e brezave të ardhshëm.

Investimi për edukimin dhe lumturinë e fëmijëve është detyrimi ynë, si pjesë e përpjekjes së përditshme për një të ardhme më të sigurtë. Fëmijëria e shekullit të 21 ndryshon nga fëmijëria jonë. Për pasojë, ne duhet t’i përgjigjemi këtij zhvillimi duke ofruar një qasje të re për kohën që jetojmë.

Gëzuar 1 Qershorin! #Festaefëmijëve” – shkruan Bushati.

Paraardhëse

“Majko të jap dorëheqjen”, ish-deputeti del me akuzat e forta dhe bën kërkesën e papritur

Pasardhëse

‘Më mban mirë’, Mateus Frroku flet për të dashurën këngëtare

Pasardhëse

'Më mban mirë', Mateus Frroku flet për të dashurën këngëtare

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.