• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Lulzim Basha nuk pyet për koronavirus, shikoni çfarë bën me tregtarët dhe fermerët në Rrogozhinë (VIDEO)

27 May, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
45
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryetari i PD Lulzim Basha ka vizituar sot tregtarët dhe fermerët në Rrogozhinë.Fermerët e tregtarët thanë se janë pa ndihmë dhe të lënë në mëshirë të fatit, ndërsa Basha u shpreh se gjendja e fermerëve dhe tregtarëve të Shqipërisë është e mjerë, ndryshe nga propaganda që bën qeveria.

Fjala e Bashës në takimin me fermerët dhe tregtarët në Rrogozhinë:

“Përshëndetje të dashur miq! Jam në tregun e Rrogozhinës në këtë lidhje të drejtpërdrejtë. Siç e shikoni gjendja e fermerëve dhe gjithë atyre që shesin prodhimet e tyre, prodhimet e bahçes, prodhimet e serës është po aq, edhe më e keqe se gjendja e bizneseve që kemi vizituar këto ditë në Tiranë, Durrës, konsumi ka rënë zero. Rrinë këtu me orë të tëra, e dëgjuat rrinë 10, 15, 20 mijë lekë xhiro në javë dhe jo në ditë. Askush nuk ka parë asnjë ndihmë me sy, as ndihmë financiare, as ndihmë ushqimore, gjendja e fermerëve është e rënduar. Propaganda me regji qendrore tregon një pamje të gënjeshtërt, totalisht të pa lidhje me realitetin.

Ky është realiteti, përpara kam kilometër, ndoshta kilometër e gjysëm me tezga të banorëve të zonës, të fermerëve të zonës të cilët kanë ekspozuar prodhimet e tyre, gjysmën e tyre do ta groposin sot sepse nuk shitet. Kjo është një gjendje katastrofale, bujqësia shqiptare ka shtatë vjet në krizë të thellë, por këtë vit me mungesën totale të subvencioneve, me mungesën totale të çdolloj interesimi dhe paketë mbështetje situata ka kaluar atë që mund të përshkruhet si kritike. Ndaj bredhjet me regji qendrore dhe propaganda e pështirë e qeverisë dhe Edi Ramës nuk mund ta fshehë përgjegjësinë e tij, dështimin e tij kriminale sepse ato miliona të cilat ia ka hedhur 4-5 oligarkëve të taksave të shqiptarëve do të mjaftonin që edhe fermeri shqiptar, njësoj si fermeri i Kosovës, si fermeri i Maqedonisë së Veriut të paktën të mbante kokën mbi ujë në këto kohë të vështira. Por jo, e keqja po vazhdon të thellohet.

Vetëm tek Teatri Kombëtar duan të harxhojnë 30 milionë euro taksave tuaja me të cilat mund të kishim mbyllur komplet kanalizimet e fshatrave të Shqipërisë, mund të kishim mbyllur komplet kanalizimet e autostradës Tiranë-Durrës ku janë edhe taksapaguesit më të mëdhenjtë, janë bizneset më të mëdha të cilët janë edhe kontribuuesit më të mëdhenj të cilët qelben nga mungesa e infrastrukturës; mund të ndihmonin mijëra familje në shtrëngesë të madhe në këto kohë të Covid-it të cilat i kanë zhvatur edhe nga qindarkat e fundit. Dhe në vend të tyre e kanë mendjen vetëm të zhvasin dhe të grabisin. Ky është e keqja e Shqipërisë është e keqja e këtyre njerëzve, është e keqja e ekonomisë.

Kjo është një Shqipëri e robëruar nga Edi Rama me 5 oligarkë e cila vazhdon të paguajë për krimet, për hajdutërinë, për zhvatjen e kësaj shoqërie. Ndaj shpëtimi i vetëm është një orë e më parë të garantojmë që ju me votën tuaj t’i drejtoheni kutive të votimit dhe t’i japim fund kësaj të keqe dhe të kthejmë bashkë me demokracinë edhe institucionet tuaja, edhe ekonominë, edhe punësimin, edhe mbështetjen për njerëzit punëtorë.

Sot në Shqipëri nuk mbështetet punëtori, nuk mbështetet njeriu i punës, nuk mbështetet prodhimi, mbështetën kriminelët, mbështetem hajdutët, mbështetën 5 oligarkë, e gjithë Shqipëria punon për 5 oligarkë. Kjo situatë do të marrë fund dhe duhet të marrë fund një orë e më parë.

Ky është realiteti këtu nga tregu i Rrogozhinës. Tani do të shkoj tek disa prej fermerëve të Rrogozhinës. Ky është realiteti i vërtetë i Shqipërisë reale. Kjo është Shqipëria reale, ndërsa shfaqjet me regji qendrore janë një fantazi e pështirë, një gënjeshtër e madhe e cila duhet dhe do të marrë fund një orë e më parë.” – përfundoi Basha.

VIDEO:

Paraardhëse

“Nëse ndodh kjo, vendi do të shkojë në përleshje civile”, Mark Marku del me paralajmërimin e frikshëm

Pasardhëse

Si dy zogj të dashuruar, Romeo Veshaj dhe Jonida Maliqi nuk e fshehin më lidhjen në publik (FOTO)

Pasardhëse

Si dy zogj të dashuruar, Romeo Veshaj dhe Jonida Maliqi nuk e fshehin më lidhjen në publik (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.