• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Spartak Ngjela: Reformën në drejtësi kanë dashur ta sabotojnë Meta dhe Berisha, pa bashkëpunimin e Ramës nuk arrijnë dot gjë

23 May, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Avokati Spartak Ngjela komentoi ditën e djeshme zhvillimet e fundit në vend dhe deklaratat e ambasadores amerikane në drejtim të politikës shqiptare. Gjatë një interviste televizive, Ngjela deklaroi se palët politike nuk kanë mundësi të sabotojnë reformën në drejtësi, pasi pas kësaj reforme është interesi amerikan.

Më tej, Ngjela tha se palët politike nuk e kanë dashur reformën në drejtësi, por se në ndryshim me të tjerët kryeministri Rama e ka lejuar reformën të marrë udhë.

“Të gjithë pushtetarët që kanë psikikë jo të rregullt dhe që janë duke rënë nga pushteti, o përfundojnë si Makbethi ose i drejtohen popullit për kryengritje. Cilit popull i drejtohet kur populli e di që ka vjedhur? Është pamundësi absolute. Do vazhdojnë t’u nxjerrin vilat që kanë. Nuk mund t’i pranojë populli se kanë ardhur më këpucë të Gjirokastrës, nuk kanë ardhur me pallatet e gjyshit.

Nuk kishte as nga ata të cilëve u ishte marrë prona. E konsideronte veten të djathtë Saliu, por nuk vinte nga e djathta. Kishte një kopsht të vogël në Bajram Curr dhe tani kanë pallate. Këta nuk luajnë për interesin shqiptar dhe ky fakt tregon se diku janë lidhur. Si do e tregojë ai interesin për Shqipërinë? Ambasadorja amerikane tha që është e vështirë, por ne do e vendosim. Po të kishte drejtësi të pavarur në Shqipëri nuk do kishte korrupsion”, tha Ngjela.

Më tej, avokati dha mendimin e tij nëse kishte një bashkëpunim për sabotimin e reformës në drejtësi, duke shtuar se presidenti Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha kanë dashur ta sabotojnë, por në ndryshim nga ata, kryeministri Rama e ka lejuar reformën sepse nuk mundet të dalë kundër amerikanëve.

“Opozita me Metën dhe me Saliun kanë dashur ta sabotojnë dhe këtë e dinë dhe pulat. Por pa Ramën nuk e bëjnë dot. Rama nuk e ka shumë qejf, por partia e tij e ka provuar çdo të thotë të jesh një parti anti-amerikane. Ai që e di më mirë aty është Gramoz Ruci. Ruci është ekuilibruesi më i madh aty. Asnjë nga ata nuk mund të thotë të dalim kundra Amerikës. Ata që janë të korruptuar do ikin. Rama ma ka thënë vetë mua: “Më ka kapur kaq ministra reforma”, “Le ti kapë”- i thashë. Reformën në drejtësi ambasadorja do e bëjë, nuk e bën dot njeri tjetër. Asnjë nuk e di ku kullot Rama. Nuk ka qenë krejtësisht pro reformës, por tani nuk e di. Di që e ka lejuar. Kur u bë kryeministër Rama, i kam thënë: Dy paraardhësit e tu janë rrëzuar se nuk kanë pranuar reformën në drejtësi”, tha Ngjela.

Paraardhëse

Rama nuk lejon besimtarët myslimanë të falin Bajramin në shesh, reagon menjëherë KMSH: Ja ku do mblidhemi

Pasardhëse

Kryeministri Rama gjen videon e Lulzim Bashës, nuk përmbahet nga të qeshurat: Artiste (VIDEO)

Pasardhëse

Kryeministri Rama gjen videon e Lulzim Bashës, nuk përmbahet nga të qeshurat: Artiste (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.