• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Spartak Ngjela zbulon çfarë po ‘vlon’ në kokat kryesore të politikës dhe nxjerr prapaskenat e takimit të Yuri Kim me kryeministrin

20 May, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

“As Meta dhe as Saliu nuk e kanë me Ramën inatin që i shtyn për të inicuar një kryengritje, por e kanë me Amerikën”, – kështu ka pohuar avokati Spartak Ngjela në Facebook duke shtuar se të gjithë të korruptuarit e nivelit të lartë politik në Shqipëri sot janë në hall.

“Meta dhe Berisha duan kryengritje me “shkak historik” prishjen që iu bë nga qeveria godinës së Teatrit Kombëtar, kurse ambasadorja amerikane, që e di se këta nuk e kanë mllefin me godinën e prishur të Teatrit Kombëtar, por më politikën amerikane, as që i pyet fare këta mjeranë. Pikërisht për këtë, ajo shkoi dje te kryeministri Rama, pa thënë asgjë për Teatrin, dhe më pas, vetë iu drejtua shefes së vetingut që zhvillohet kundrejt gjyqtarëve të korruptuar, duke kërkuar prej saj shpejtësi”, – shton më tej avokati.

Postimi i Ngjelës:

“Korrupsioni i lartë në Shqipëri po lufton me çdo mjet të shpëtojë gjënë e vjedhur.

l.

Që të gjithë të korruptuarit e nivelit të lartë politik në Shqipëri sot janë në hall: ata nuk duan të dorëzojnë pronën e paligjshme që zotërojnë, dhe paratë korruptive që kanë vënë si pushtetarë ose ish pushtetarë të korruptuar, qofshin këta të majtë apo të djathtë.

Por, ndërkohë kryeministri i majtë Rama, po duket se e ka marrë përsipër hallin e tij dhe nuk i ka thënë dot politikës amerikane: “shko në Korenë e Veriut”, ashtu siç i tha Meta para do kohësh dhe që tani ky po vjen vërdallë me një numur aktorësh me të cilët mendon se mund të destabilizojë Shqipërinë.

Aktorët ndoshta kanë të drejtën e tyre për konceptin e kulturës historike në Shqipëri; por Meta e Berisha, çfarë kërkojnë?

ll.

Kur historia individuale e pushtetarëve të rrezikuar nga ndëshkimi penal, nga frika, vjen dhe hyn në një komedi qesharake, individët abuzues me pushtetin politik sillen si fëmijë, sepse e mendojnë kryengritjen popullore si një luftë fëmijësh.

Kjo është arsyeja që edhe Sali ziu ndërkohë po kërkon revolucion. Por, pyetja që ngrihet këtu është kjo: me kë do ta bëjë ky këtë revolucion apo kryengritje? Dhe përgjigjja është vetëm një: Me Lulzim Bashën.

Kurse, pyetja tjetër që vjen menjëherë pas kësaj është: kundër kujt kërkon Saliu që të bëhet revolucioni apo kryengritja – kundër qeverisë dhe mazhorancës socialiste? Jo, nuk e ka me ta. Prandaj ne nuk mund të tregohemi naivë: as Meta dhe as Saliu nuk e kanë me Ramën inatin që i shtyn për të inicuar një kryengritje, por e kanë me Amerikën. Dhe, pikërisht për këtë, prandaj janë edhe qesharakë.

lll.

Shikoheni komedinë!

Meta dhe Berisha duan kryengritje me “shkak historik” prishjen që iu bë nga qeveria godinës së Teatrit Kombëtar, kurse ambasadorja amerikane, që e di se këta nuk e kanë mllefin me godinën e prishur të Teatrit Kombëtar, por më politikën amerikane, as që i pyet fare këta mjeranë. Pikërisht për këtë, ajo shkoi dje te kryeministri Rama, pa thënë asgjë për Teatrin, dhe më pas, vetë iu drejtua shefes së vetingut që zhvillohet kundrejt gjyqtarëve të korruptuar, duke kërkuar prej saj shpejtësi.

Kurse Metë mavria po pret me ankth kryengritjen antiamerikane të Saliut.

Ndërsa, vetë Saliu, nuk e ka ende në formë “heroin prijës të kryengritjes”, sepse Lulzim Basha kuptohet që nuk mund të angazhohet në një kryengritje antiamerikane, ngaqë ai e njeh mirë kërcënimin amerikan.

Pse, kot doli dje ambasadorja amerikane Yuri Kim?

Sigurisht, ajo doli për të treguar se politika amerikane nuk i ha as dokrat e Saliut dhe as dokrat e Metës, prandaj iu kërcënua të dyve me vijimin e shpejtë të reformës antikorrupsion në drejtësi.

Por sot, na duhet të shohim sesi do të sillen Lulzim Basha dhe militantët e Partisë Demokratike në tubimin e thirrur nga Aleanca për Teatrin, që nis në orën 19.30.” – shkruan Ngjela.

Paraardhëse

Paralajmëron Ferdinand Xhaferri: Ky është fundi i Ramës

Pasardhëse

Pas një periudhe të gjatë është shfaqur sot mjeshtri i madh Mirush Kabashi, prej dy vitesh po vuan nga një sëmundje (FOTO)

Pasardhëse

Pas një periudhe të gjatë është shfaqur sot mjeshtri i madh Mirush Kabashi, prej dy vitesh po vuan nga një sëmundje (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.