Lëvizja Vetëvendosje me qendër në Shqipëri ka njoftuar se nesër në orën 09:00 do të zhvillojë një protestë përpara Gjykatës së Tiranës, Dhoma Penale. Mësohet se do të protestojnë për të kërkuar lirimin e qytetarëve, që u arrestuan gjatë mbrojtjes së Teatrit Kombëtar.
Sipas VV, mbajtja e tyre në arrest është vazhdim i dhunës së pashembullt të treguar nga pushteti me shkatërrimin e godinës.
Postimi plotë:
“Liri për mbrojtësit e Teatrit Kombëtar!
Të mblidhemi të gjithë për të kërkuar lirimin e qytetarëve të arrestuar padrejtësisht për përpjekjen e tyre në mbrojtje të Teatrit Kombëtar! Ata kanë ushtruar të drejtat e tyre si qytetarë për të mbrojtur vlerat e trashëgimisë sonë kulturore. Mbajtja e tyre në arrest është vazhdim i dhunës së pashembullt të treguar nga pushteti me shkatërrimin e Teatrit.
Të ndalet plani për ndërtimin e kullave! Të rindërtohet Teatri Kombëtar! Të lirohen protestuesit!
Ata që sot rezistojnë, nesër fitojnë!
Të gjithë nesër ditën e mërkurë, 20 maj 2020, në ora 09:00 përpara Gjykatës së Tiranës, Dhoma Penale, në rrugën “Jordan Misja” pranë ish-stacionit të trenit.
Lëvizja VETËVENDOSJE!”, thuhet në njoftimin e VV, qendra në Shqipëri.
Diskutime rreth kësaj post