• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Mjeku kinez: Zbulova se në Wuhan po fshihnin diçka (VIDEO)

18 May, 2020
në Botë
0
13
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Këshilltari shëndetësor i qeverisë kineze, Zong Nanshan tha për CNN se rreziku i valës së dytë të infeksionit të virusit korona është ende i madh.

“Shumica e kinezëve në këtë kohë janë akoma të ndjeshëm ndaj infeksionit të mundshëm me Covid-19 për shkak të mungesës së imunitetit. Ne po përballemi me një sfidë të madhe, unë mendoj se për momentin situata nuk është më e mirë sesa në vendet e huaja”, paralajmëroi Zong.

Ai gjithashtu tha se autoritetet lokale në Wuhan, qyteti nga i cili filloi pandemia, fshehën detajet kryesore për shtrirjen e infeksionit fillestar.

Ai tha se ka vizituar Wuhan më 18 janar dhe se mjekët dhe ish-studentët i thanë në atë kohë që situata ishte më e keqe sesa thuhej zyrtarisht.

Zong dyshon se autoritetet në Wuhan nuk po i thoshin të vërtetën pasi numri zyrtar i pacientëve të rinj në qytet ishte 41 për dhjetë ditë me radhë.

“Unë nuk besoja në ata numra dhe u kërkova që të më jepnin numra të vërtetë,” tha ai.

Megjithëse pranon se Wuhan fillimisht fsheh numrat e vërtetë, Zong kundërshton që fshehja vazhdoi edhe pasi autoritetet qendrore kineze i morën gjërat në duart e tyre.

“Që nga 23 janari, të gjitha të dhënat kanë qenë të besueshme,” tha ai.

Zong gjithashtu iu referua pretendimeve se virusi është krijuar në laborator.

Ai tha se ka pyetur Shi Zengli, një virologe kryesore nga Instituti i Virologjisë në Wuhan dhe se ajo i kishte thënë se me ‘pajisjet dhe ekspertët që kanë aktualisht në dispozicion, ata nuk mund të krijojnë virusin’.

Ndryshe, Kina ka regjistruar pesë raste të reja të koronavirusit, dy prej të cilave janë të ashtuquajturat infeksione të importuara, ndërsa tre raste kanë të bëjnë me transmetimin lokal në qytetin verilindor kinez të Jilin.

Numri i rasteve të konfirmuara të infeksionit në territorin e Kinës tani është 82.947, ndërsa 4.634 njerëz kanë vdekur.

VIDEO:

Paraardhëse

Veliaj heq përgjegjësinë për shembjen e teatrit: Vendimin e mori Këshilli Bashkiak (VIDEO)

Pasardhëse

Këshilltari i Trump: Kina ka dërguar turistë për të përhapur Covid-19 nëpër botë

Pasardhëse

Këshilltari i Trump: Kina ka dërguar turistë për të përhapur Covid-19 nëpër botë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.