Mjeku i njohur Tritan Kalo tha se shtimi i rasteve nuk ka vend për shqetësim ndërsa theksoi se, arma kryesore për të mposhtur virusin tani mbetet në “dorën e qytetarëve”.
“Hapja dhe shtimi i kontaktit në popullatë e bën të pritshme shtimin e rasteve. Nuk janë raste të vatrave të reja, por janë kontakte me të sëmurët e mëparshëm. Kjo e bën të nevojshme që të ruajmë distancën fizike.
Pra, kjo hapja dhe kjo lëvizja bën që njerëzit t’i nënvlerësojnë masat e distancimit fizik dhe kjo bën detyrimisht të shtohet numri. Kemi mbi 13 ditë që nuk kemi asnjë viktimë nga kjo sëmundje dhe këto parametra po përpiqemi t’i ruajmë. Faktori kryesor është sjellja e qytetarëve”, tha ai për Euro News.
Ai u shpreh se pavarësisht luhatjeve të numrave, në ditët në vijim pritet që numri i qytetarëve të infektuar të ulet ndjeshëm.
“Gjatë këtyre ditëve po, dhe pastaj shpresoj të rikthehet aty ku ishim në ditët e fundit. Mbi të gjitha mbetet vetëndërgjegjësimi i popullatës për mbarëvajtjen e kësaj pandemie në vendin tonë”, shtoi doktori.
Diskutime rreth kësaj post