• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Kur do të rikthehet vala e dytë e koronavirusit në Shqipëri? Mjeku Sulçebe e thotë troç

11 May, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
10
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Imunologu Genc Sulçebe, në një lidhje direkte me “Dita jonë”, u shpreh se është normale që viruse të tilla si koronavirusi i ri të kenë një valë të dytë. Në lidhje me valën e dytë të Covid-19 në vendin tonë, Sulçebe tha:

“Këto viruse rikthehen. Në vendin tonë zakonisht rikthehen nga nëntori. Unë mendoj se deri në nëntor nuk duhet të trembemi dhe deri atëherë do të kemi imunizim të përgjithshëm të popullatës”.

Sipas imunologut, tani që ka nisur lirimi i masave, popullata duhet të mësohet me përdorimin e maskës: “Duhet të mësohemi me mbajtjen e maskës tani që janë çliruar masat. Duhet të mësohemi të bashkëjetojmë me këtë virus. Ka shumë sëmundje më vdekjeprurëse sesa koronavirusi, nuk duhet të tmerrohemi”.

Kur u pyet mbi lajmet e shumta që qarkullojnë mbi pandeminë, Sulçebe këshilloi që të bëjmë kujdes ndaj lajmeve të rreme apo teorive konspirative:

“Kam dëgjuar për një nobelist japonez që u tha se ka qenë në laboratorin e Wuhanit dhe aty kishte kuptuar origjinën e virusit. Ishte një lajm krejtësisht i rremë që u përhap dhe ishte çorientues. Ka edhe shumë teori konspirative në të gjithë botën. Secili thotë gjithçka dhe është vështirë për njeriun që të orientohet. Është e dëmshme që të thuash se koronavirusi nuk ekziston, që është shpikje dhe ne nuk ka nevojë që të ruhemi. Shkencërisht është e qartë se ky virus është kudo dhe transmetohet nga njerëzit. Mjafton të ruajmë rrugët e frymëmarrjes me maska, mos të rrimë në grup dhe të ruajmë higjienën. Kaq mjafton që të ruhemi, nuk ka nevojë për informacione të tjera që mund të jenë të dëmshme”.

“Shkencëtarët që botojnë në revista shkencore serioze thonë që nuk ka mundësi që ky virus të jetë krijuar në laborator. Ata thonë që ky virus është shumë i ngjashëm me një tjetër që është gjetur te lakuriqët e natës. Sipas tyre, duhej të paktën 20 vjet që ky virus të kishte evoluar dhe të kalonte te njeriu. Gjatë këtyre viteve, virusi mund të ketë kaluar në një kafshë ndërmjetëse që ka shërbyer si urë, nga lakuriqi i natës te njeriu. E njëjta gjë ka ndodhur me HIV/AIDS, këto janë fenomene që ndodhin”, – shtoi Genc Sulçebe.

Paraardhëse

Shqipëria drejt fitores, sot dita me numrin më të ulët të rasteve të rreja me Covid-19

Pasardhëse

Makina luksoze, apartamente dhe biznese! Sekuestrohet pasuria e dy vëllezërve në Tiranë, vlerë prej 3.700.000 euro

Pasardhëse

Makina luksoze, apartamente dhe biznese! Sekuestrohet pasuria e dy vëllezërve në Tiranë, vlerë prej 3.700.000 euro

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.