• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Shqip+

Dasmat mund të rifillojnë më 23 qershor, por me një kusht

10 May, 2020
në Shqip+
0
39
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ceremonitë martesore do të rinisin pas 23 qershorit, por gjithçka do të monitorohet prej një efektivi të policisë dhe një mjek. Në protokollin e posaçëm janë përcaktuar vallet që do të lejohen si dhe mënyra e uljes në tryezë.

Një lajm i mirë vjen për të gjitha çiftet që parashikonin të kurorëzonin dashurinë e tyre në martesë pas 23 qershorit. Pandemia nuk do të pengojë zhvillimin e dasmave, por ato do të jenë në masa të rrepta sigurie.

Armand Peza, sipërmarrës: “Të bëhen evente vetëm në ambiente të hapura. Kapacitetet le të jenë të limituara deri në 200 persona. Detyrimisht duhet të ruhen standardet. Ajo që ishte planifikuar si tavolinë me 12 persona, nuk duhet ti kalojë 5-6 persona.”

Rregullat e mirëpërcaktuara për ceremoninë martesore, do të mbikëqyren nga përfaqësues të ministrisë së shëndetësisë dhe të rendit, të cilët do të ndërhyjnë në rast mosrespektimi.

Armand Peza, sipërmarrës: “Kemi dy supervisorë, një nga ministria e Shëndetësisë që do të shohë sa mirë ruhen këto masat dhe në momentin që ky përfaqësues i ministrisë së Shëndetësisë ka të drejtën e botës ta përcjellë tek tjetri supervizor i ministrisë së Rendit. Suprvizori i ministri së Rendit ka gjithë fuqinë që ta shpërndajë këtë event në momentin që mendon se po shkelen rregullat.”

Edhe për vallet është gjetur një tjetër zgjidhje.

Armand Peza, sipërmarrës: “Si organizator eventesh ne e kemi luksin që ta çojmë atmosferën aty ku duam vetë, pra të shmangim ato pogonishtet dhe të bëjmë kërcime të lehta.”

Çiftet që kishin planifikuar të martoheshin para 23 qershorit, do të kenë lirinë e zgjedhjes për të shtyrë apo jo eventin.

Armand Peza, sipërmarrës: “Pak e vështirë. Deri tani ata dhe ne kemi vendosur ti shtyjmë në kohë. Besëtytnia shqiptare që nuk duhet ta ndryshojnë ditën e dasmës. I respektojmë edhe këto.”

Garancia për rinisjen e ceremonive të martesës është marrë pas diskutimeve me ministrinë e shëndetësisë por dhe institucionet e tjera. Ky veprim do të ndikojë jo vetëm në respektimin e të drejtës për çiftet, por dhe për rimëkëmbjen e bizneseve.

Paraardhëse

Shoqata e Prodhuesve të Vezëve iu bën apel qytetarëve të kenë kujdes, thotë se në treg ka vezë me sëmundje

Pasardhëse

“Në fillim ishim miq shumë të mirë”, Rudina Dembacaj tregon shkuesin VIP që e njohu me Mark Frrokun

Pasardhëse

“Në fillim ishim miq shumë të mirë”, Rudina Dembacaj tregon shkuesin VIP që e njohu me Mark Frrokun

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.