Mjeku Tritan Kalo në një intervistë për Abc Neës është shprehur se rritja e numrit të rasteve të infektuar me koronavirus ditën e sotme është si rezultat i hapjes graduale që ka ndodhur dhe papërgjegjshmërisë së qytetarëve deri diku.
Kalo ndër të tjera është shprehur se me hapjen do të shtohen numri i kontakteve të njerëzve dhe do të kemi një rritje të ekspozimit dhe shumë nga moshat e vjetra që nuk kanë krijuar dhe imunitet mund të bëhen pre e infektimit.
“Unë jo vetëm përmes kronikave televizive por kam zbritur dhe vete dhe kam parë që ndërgjegjësimi është anashkaluar dhe kjo tregohet me rritjen e numrit të rasteve të reja dhe shfaqja e një vatre të re në Kamëz.
Shqiptarët duhet ti respektojnë masat, pasi çdo gjë është në dëm të shëndetit tonë. Fatmirësisht kapacitetet spitalore nuk janë konsumuar pasi kemi kapacitetet e duhura dhe janë të përgatitura për flukse por e rëndësishme është të mos kemi shtim fluksesh, nuk duhet të testojmë sistemin shëndetësor, por duhet të testojmë veten tonë.
Nuk ka një bazë ndaj këtij virusi ne ende nuk kemi një imunitet të vazhdueshëm, ndaj popullatës së imunizuar dhe të paimunizuar dhe nuk është gati akoma vaksina”, është shprehur mjeku Kalo.
Ndër të tjera mjeku ka theksuar se pandemi nuk është zhdukur dhe se do të vijojë sërish të jetë prezentë dhe vjeshta ndoshta është dhe mundësia e rikthimit të saj bashkë me një sërë virusesh të tjera.
“Pandemia nuk është zhdukur dhe do të vijojë dhe më tej, në vjeshte dalin dhe viruse të tjerë dhe ai i gripit dhe janë me dhjetëra të tjerë që i shtohen.
Covid 19 do të jetë pjesë e tyre, nuk do të jetë vetëm shtim rastesh por këtij infeksioni do ti shtohen dhe infeksione të tjera dhe tabloja është e njëjtë dhe nuk do të dihet të bëhet dallimi. Njerëzit duhet të jenë të kujdesshëm në mënyrë që të mos i shtojnë vetes më shumë probleme”. – ka thënë ai.
Diskutime rreth kësaj post