• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

E pabesueshmja te Opinion-i: Njihuni me pyetjen shokuese të Fevziut mbi karantinimin në Shqipëri

5 May, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
66
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Vështirë të besohet se ndokund në botë sot, nga gazetarë që merren me atë që është temë dite – pandemia koronare – ajo e cila ka gjynjëzuar globin, të bëhet një pyetje si ajo e Blendi Fevziut në Opinion-in e së hënës, drejtuar konkretisht ministres së Shëndetësië Ogerta Manastirliu. Ishte e atillë pyetje që në fakt mund të bëhet vetëm te “360-gradëshi” i Zhejit, që këto kohë pandemike është bërë akoma dhe më tepër një anektodik me delirantët që mbledh e promovon, duke i mëshuar aspekteve konspirative të krizës.

Krejt serioz, pa së paku me një nënqeshje zbutëse, duke i besuar, madje duke shfaqur një krenari profesionale në atë që artikulon, Fevziu i drejtohet ministres:

“Ka qytetarë që mendojnë që qeveria, përtej ekspertëve, po ndjehet mirë në këto kushte kur i ka mbullyr njerëzit n’shpi, i ka rrehat, i kontrollon. Pra, në fakt, është një emergjencë shëndetësore apo është një komoditet politik i qeverisë?”.

Edhe njëherë, pyetja është krejt serioze.

Dhe ministrja, e cila, siç kushdo që mund të ishte në vend të saj, do e kishte krejt të justifikueshme që ta bojkotonte intervistën për arsye të fyrjes së rëndë të inteligjencës mesatare njerëzore, kthen një përgjigje krejt të imagjinueshme përballë të paimagjinueshmes së dalë nga Fevziu:

“Po si mund të ndihet mirë qeveria duke mbyllur jetën ekonomike dhe sociale të vendit? Vetëm këtë nuk do doja ta dëgjoja nga ju…”.

Por Fevziu e ka seriozisht dhe vijon dramën e tij, që është në këtë rast dhe drama e publikut.

“Nuk po flas për jetën ekonomike e sociale…flas për ca liri”.

Pason përgjigja e ministres, duke qenë e detyruar t’i kujtojë një mbi 50-vjeçari atë që “2 dhe 2 janë baraz me 4”.

“Po liritë aty të çojnë, te kufizimi i jetës ekonomike e sociale…”

Dhe intervista vazhdon, për të patur në finale, si për t’i vënë kapakun asaj që sot vijon të jetë drama profesionale, etike e morale e gazetarisë, një komunikim me Berishën.

Do përligjej gjithçka, çdo marrëzi që e has prej dy muajsh në debatin publik, si dhe në atë politik shqiptar, sikur kriza të ishte vetëm lokale e jo globale.

Sepse, ajo çfarë vihet re td zërat dyshues, kritikë ndaj masave, konspirativë gjithashtu, është mospërfshirja në mekanizmin e mendimit që kriza është globale, e përfshin të gjitha ngjyrimet; politike, idelogjike, etnike, fetare, pa kursyer askënd, e ku të gjithë pothuajse, pa përjashtim, vetëm me ndonjë diferencë në metodike preventive – siç Suedia – i janë nënshtruar të njëjtave masa, që do të thotë se janë karantinuar e kanë imponuar distancimin social, duke shkuar pa patur zgjidhje tjetër, drejt një kolapsi ekonomik, që ushqehet nga shpresa, si dhe nga modeli kinez, e vetmja referencë e momentit, se është e vetmja zgjidhje për krizën.

Por dhe në këtë rast, siç duket ngre krye miti psikologjik shqiptar që mendon se është qendra e botës. Duke jetuar me një psikozë të tillë, shqiptari beson se ajo çfarë ndodhë me të, fati i tij, është ndryshe nga i botës. E si pasojë, bën diferencën me pjesën tjetër të botës dhe në marrëzinë e të menduarit. Fevziu dhe pyetja e tij shokuese është provë e kësaj.

Paraardhëse

Nis hapja e kufijve, ja cili është shteti evropian që merr nismën, lajmin e jep ministri i Transportit

Pasardhëse

Detaj i rëndësishëm që iu ka shpëtuar në deklaratën e sotme, Biondja që tërhoqi vëmendjen e gjithë publikut me syzet e errëta heq ‘maskën’ (FOTO)

Pasardhëse

Detaj i rëndësishëm që iu ka shpëtuar në deklaratën e sotme, Biondja që tërhoqi vëmendjen e gjithë publikut me syzet e errëta heq ‘maskën’ (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.