• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Bardh Spahia tregon se kush e nxori blof Ramën: Izolimi nuk mund të zgjasë deri në largimin e pandemisë. Ja zgjidhja

4 May, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-deputeti Bardh Spahia shprehet se izolimi i Shqipërisë nuk është mënyra e vetme në përballimin e situatës, Ai tha se nuk mund të zgjasin këto masa deri në largimin e pandemisë.

“Ky virus mund të ketë qenë prezent edhe në Shqipëri në mesin e Janarit për shkak të prezencës së shqiptarëve në rajonet më të prekura në Itali. Kjo provohet së fundmi edhe përmes publikimit të grafikave të gripit sezonal, ku 62% të tyre rezultonin se edhe pse me simptoma të gripit sezonal, rezultonin jo si grip. Duke qenë se me të njëjtat simptoma por nuk ishte grip, lind pyetja se çfarë ishin? Pse nuk u morën masat? Pse nuk u testuan për Covid duke qenë se rreziku ishte shfaqur në vendet e tjera.

Nuk mund të kalohej një situatë e tillë me gjithë këto të dhëna dhe informacione për futjen e Covid-19 në Shqipëri. Me datë 2 Mars Rama tallej në Parlament ku deklaratat dhe shqetësimet tona i konsideronte si ‘infodemi’, apo edhe më 4 Shkurt ku pas deklaratës së OBSH deklaronte një informacion të rremë se nuk ka asnjë rast. Deklaratat e fundit edhe të përfaqësuesve të Komitetit Teknik të Ekspertëve hodhën poshtë deklaratat e kryeministrit ku thanë se koronavirusi mund të ishte prezent në vend që në mesin e muajit shkurt.

Qeveria vetëm menaxhim nuk ka pasur gjatë kësaj situate. Nuk di të ketë pasur një vendimmarrje përveç masave të vonuara dhe tepër të ekzagjëruara, në proporcion jo të drejtë. Ne kemi thënë vazhdimisht se nuk mund të përballeshim me këtë situatë pa masën masive të testimeve që sipas nesh, duhej të ishte shumë me serioze dhe e shtuar. Kjo pandemi nuk mund të përballohej vetëm me masat respektive të qytetarëve shqiptarë, natyrisht që këto masa mund të shërbenin për gjurmimin dhe testimin e popullatës.

Nuk mund të mbahen në karantinë qytetarët deri në përfundim të epidemisë, por mund të shfrytëzohet kjo periudhë për ta gjurmuar dhe identifikuar përhapjen e koronavirusit. Qeveria ka ngelur tek kjo masë të cilën e përballuan pavarësisht kushteve shumë të vështira, më së miri qytetarët shqiptarë.

Ne kemi vërejtjet dhe denoncimet tona për qeverinë dhe strukturat e saj. Sot dy muaj pas izolimit të plotë gjendemi pa asnjë informacion të qartë për shkallën e përhapjes së koronavirusit dhe përhapjes që do të shërbente edhe për izolimin e shpërndarjes. Mënyra e vetem për të pasur informacion do të ishin testimet e vazhdueshme, në mospasjen e këtij informacioni mbetet një enigëm e madhe përhapja e koronavirusit pas vendimit për të realizuar hapjen”, tha Spahia për Fax News.

Paraardhëse

Kur do të fillojë viti i ri shkollor? Përgjigjet Besa Shahini

Pasardhëse

Lefter Maliqi paralajmëron ‘tërmet’ në politikën shqiptare

Pasardhëse

Lefter Maliqi paralajmëron ‘tërmet’ në politikën shqiptare

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.