• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Shëndet

Shqetësime për një simptomë të rëndë. Ja sa të rrezikuar janë fëmijët nga koronavirusi

2 May, 2020
në Shëndet
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ekzistojnë shqetësime për një simptomë të rëndë inflamatore te fëmijët, që mund të lidhet me koronavirusin.
Cilat janë shqetësimet?

Një situatë alarmante u krijua pasi disa fëmijë u paraqitën me simptoma të ngjashme me sëmundjen Kavasaki – një sindromë potencialisht fatale që prek enët e gjakut – duke përfshirë një temperaturë të lartë, presion të ulët të gjakut dhe vështirësi në frymëmarrje.

Sindroma dukej se ishte e ngjashme me reagimin imunitar të njohur si “stuhi citokine”, që shihet tek të rriturit me Covid-19. Por këto simptoma të identifikuara tek fëmijët janë ngjarje të rralla – dihet se janë prekur rreth 20 fëmijë deri më tani – dhe jo të gjithë ata janë testuar pozitivë për Covid-19.

Edhe pse tejet e rrallë, ka pasur një numër të vogël rastesh të fëmijëve që janë sëmurë dhe kanë ndërruar jetë.
Rreziku në mosha të ndryshme

Mosha mesatare e personave që pranohen në njësitë e kujdesit kritik në Angli, Uells dhe Irlandën Veriore është 60 vjeç. Ndërkohë, të dhënat nga Qendrat e SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) sugjeruan se personat mbi 65 vjeç kanë dy herë më shumë mundësi të shtroheshin në spital koronavirus, sesa 50-64-vjeçarët – të cilët nga ana e tyre kishin tre herë më shumë mundësi të shtroheshin, sesa 18-49-vjeçarët. Personat nën-18 vjeç, janë grupi më pak i prekshëm.

“Fëmijët deri më tani përbëjnë midis 1% dhe 5% të rasteve të diagnostikuara nga Covid-19, shpesh kanë sëmundje më të butë se të rriturit dhe vdekjet kanë qenë jashtëzakonisht të rralla”, sipas Prof Adilia Uarris, një specialiste e sëmundjeve infektive pediatrike në Universitetin e Exeter.

Por, Prof Rosalind Smyth, këshilltare në mjekësinë e frymëmarrjes pediatrike në Great Ormond Street Hospital thekson se, “të kuptuarit tonë për këtë gjendje tek fëmijët është i kufizuar. Ne duhet t’i studiojmë plotësisht këta fëmijë, me SARS-CoV-2, të cilët paraqesin një sëmundje inflamatore për të vlerësuar, nëse kjo është një formë e prezantimit të Covid-19”, thotë ajo.

“Një nga shumë të panjohurat e shpërthimit të koronavirusit aktual është se sa fëmijë janë duke u infektuar dhe sa të tjerë janë duke e kaluar infeksionin”, thotë Prof Matthew Snape në Universitetin e Oksfordit.
Ai do të fillojë hulumtimin se sa fëmijë dhe adoleshentë janë infektuar dhe sa kanë zhvilluar imunitet.
“Të kuptuarit e kësaj është jetike për të kuptuar se si të menaxhohet reagimi i shpërthimit, dhe më pas mund të kemi një ide se kur mund të rihapim shkollat,” thotë ai.

Paraardhëse

Veliaj: Bieta Sulo dhe Mira Kazhani u kontaktuan si eksperte të jashtme për median në UKT

Pasardhëse

Duka: Shqipëria, ndër vendet e para që do të rinisë ndeshjet e futbollit

Pasardhëse

Duka: Shqipëria, ndër vendet e para që do të rinisë ndeshjet e futbollit

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.