• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Gazment Bardhi jep alarmin, zbulon prapaskenat: Qeveria ka para, por ja vendimi që ka marrë kryeministri Rama

2 May, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, komentoi masat e marra nga kryeministri Rama për të rimëkëmbur ekonominë në vend pas goditjes së rëndë që ka marrë nga koronavirusi.

“Deri në këto momente qeveria ka paguar tek biznesi jo më shumë se 23 milionë euro për të dyja paketat, ndërsa për kreditë sovrane nuk ka aspak interes nga bizneset, për shkak të kushteve. Janë rreth 66 mijë punonjës të sektorit privat që kanë humbur vendet e punës, sipas asaj që ka thënë vetë kryeministri, kur lajmëroi paketën e dytë.

Kjo ka ardhur për shkak të pamjaftueshmërisë dhe vonesës së paketave. Pra, kemi 110 milionë euro në letër, por vetëm 23 milionë euro të dhëna realisht për biznesin. Ndërsa Kosova ka dhënë në mbështetje të biznesit 170 mln euro. Pra, Shqipëria ka 66 mijë të papunë më shumë, Kosova 6 mijë vende të reja punë, sepse strategjia e qeverisë së Kosovës ishte ruajtja e vendeve të punës” tha Gazment Bardhi për RTSH.

Ai vuri në dukje sesa pak ka dhënë qeveria për qytetarët që kanë humbur punën për shkak të virusit.

“Rama u thotë qytetarëve se do të japë 260 mijë lekë, ndërsa u merr mbrapsht 240 mijë lekë për sigurime shëndetësore e shoqërore. A jetohet me 20 mijë lekë të vjetra?!” – u shpreh zoti Bardhi, i cili theksoi vendimin politik të qeverisë, duke zgjedhur oligarkët para qytetarëve.

“Qeveria ka para, buxheti i shqiptarëve ka para, por qeveria ka marrë vendim politik të mos i çojë keto para tek njerëzit, por tek 10 oligarkë, në tendera sekretë korruptivë, që duhet të paguajnë 2-3 fishin e mallrave në treg” – tha zoti Bardhi, i cili solli si shembull vendimin më të fundit të qeverisë dhe parlamentit për t’i dhënë me koncesion 3 oligarkëve port privat në Porto Romano.

“Qeveria ka lidhur kontrata për koncesionet 2.3 miliardë euro. Pra, 14 përqind të PBB Edi Rama ua japim 10 oligarkëve, ndërsa për pandeminë jepen 0.8 përqind, duke qenë më i ulëti në rajon”.

Paraardhëse

“Ky lajm duhet të na gëzonte të gjithë”, nuk përmbahet Silva Bino: Kjo më çudit pa masë

Pasardhëse

Mira e Bieta me rroga të majme në UKT, Veliaj: Më të mirat në treg

Pasardhëse

Mira e Bieta me rroga të majme në UKT, Veliaj: Më të mirat në treg

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.