• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Deputeti Italian: 25 mijë nuk humbën jetën nga koronavirusi, por nga këto dy sëmundje (VIDEO)

25 April, 2020
në Aktualitet, Botë
0
31
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga foltorja e Parlamentit të Italisë, deputeti Vittorio Sgarbi ka hedhur akuza ndaj Qeverisë se po manipulon numrin e personave që humbën jetë, duke e mbajtur vendin të mbyllur.

Teksa ka cituar Institutin e Shëndetit Publik, deputeti kontravers i zonës së Emilia Romagna-s, ka përdorur tone të ashpra, kur tha se të vdekurit po përdoren për politikë dhe terrorizëm.

Sipas Sgarbit, të paktën 60% e viktimave kanë shkak patologji të tjera, si zemra apo kanceri dhe jo prekjen nga Covid -19.

“Jo më 26 Shkurt, po në 9 Mars, shkenca thoshte se virusi ishte pak më shumë se një grip. E ka thënë dhe është e dokumentuar. Atëherë thoni të vërtetën. i dëgjuat dhe i dhatë numrat. Po i jap dhe unë. Mos thoni 25 mijë të vdekur, nuk është e vërtetë. Mos i përdorni të vdekurit për retorika politike dhe terrorizëm. Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik thonë se 96.3% kanë vdekur nga patologji të tjera. Ekzaktësisht numrat thonë këtë. Është e vërteta. 60 përqind kanë vdekur nga patologji të tjera, thënë nga Instituti i Shëndetit Publik, nëse nuk e di lexo”, u shpreh Sgarbi, që në fakt pak sekonda më herët (ndoshta gabimisht) tha se kjo shifër ishte 96,3 përqind.

Më tej duke thënë se në 4 Maj Gjermania do të funksionojë normalisht, deputeti tha se Italia është nënshtruar dhe ka mbyllur 70% të industrisë.

“Në Gjermani, ekonomia, shëndetësia dhe shkollat në 4 Maj do të funksionojnë normalisht. Jemi vendi me të drejtat më të vogla në Europë. Gjermania ka dhënë prova të forcës dhe të përgjigjes së drejtë, ne këtu jemi nënshtruar edhe një herë nga Gjermania nga sëmundja. Kemi mbyllur 70% të ndërmarrjëeve. Isha i pari që kërkova mbylljen e parlamentit. Pikërisht se e vërteta është gjëja më e rëndësishme të japim numrat realë. Të mos gënjejmë. Të paktën këtu të themi të vërtetën, të matemi me Gjermaninë, të jemi të bashkuar në liri, kundër hipokrizisë dhe numrave falsë që jepen për të terrorizuar italianët. 25 mijë të vdekurit janë të vdekur nga infarkti, nga kanceri, të mos i përdorim për të trembur italianët për t’u dhënë qytetarëve lajme të rreme. Nuk kanë vdekur në Itali 25 mijë persona nga koronavirus, nuk është e vërtetë”, tha Sgarbi në parlament./Opinion

VIDEO:

Paraardhëse

“O Tërmeti, o Korona” të dyja bashkë nuk rrijnë. Rama batuta me kryebashkiakun e Tepelenës

Pasardhëse

Doni të punoni në Greqi? Rama sqaron si do të bëhet lëvizja dhe kush do t’i hartojë listat

Pasardhëse

Doni të punoni në Greqi? Rama sqaron si do të bëhet lëvizja dhe kush do t’i hartojë listat

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.