• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Mikrobiologu: Nëse s’kemi kujdes, vala e re e virusit mund të jetë po aq e keqe sa e para

22 April, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
1
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Mikrobiologu Lul Raka në Kosovë ka thënë se nëse qytetarët nuk tregojnë kujdes dhe nuk respektojnë masat kundër koronavirusit vala tjetër e shpërthimit mund të jetë po aq e keqe sikur kjo e para.

Përmes një postimi në Facebook, ai u është përgjigjur disa prej pyetjeve kryesore të kohës lidhur me pandeminë.

Postimi i plotë:

1. A e kemi arritur pikun?

Piku është dita me numrin më të madh të rasteve. Ne e kemi pasur të dielën e kaluar me 79 raste. Uroj ta kemi kaluar. Numrat ditorë tregojnë numrin e të infektuarve nga ata që janë testuar. Por, për çdo rast aktiv (aktualisht kemi 458 raste aktive) kemi 5-10 raste tjera në komunitet, të cilët nuk janë testuar ende (2000-4000 raste).

Rastet e regjistruara gjatë kohës së izolimit përkojnë me pacientë të cilët janë infektuar 7-14 ditë më herët.

2. A mund të rikthehet koronavirusi pas 4 Majit?

Po. Sigurisht. Epidemia nuk mbaron me 4 Maj. Singapori, që ishte shembull i përballjes me koronavirus, këto ditë shënoi 1426 raste të reja në valën e dytë. Sëmundja u shfaq në konvikt të punëtorëve, i cili ishte i mbingarkuar dhe pa masa adekuate higjienike. Në veri të Kinës, po ashtu, kishte raste të reja.

Pas 4 majit, nja 5-10 ditë më vonë mbase mund të kemi një rritje të lehtë të numrave. Por këta duhet të jenë të menaxhueshëm për kapacitetet tona ekzistuese shëndetësore. Po ashtu, duhet të përgatitemi që pas kësaj kohe të vazhdojmë të testojmë rastet e reja, t’i izolojmë dhe gjurmojmë kontaktet e tyre.

Numri i personave të ndjeshëm dhe imunë në popullatë në fund të valës së parë e përcakton magnitudën potenciale të valës pasuese.

Por, nëse nuk respektohet distanca sociale dhe vazhdojmë grumbullimin sikur gjithçka u kry, atëherë vala tjetër mund të jetë po aq e keqe si kjo e para.

Segmentet vitale ekonomike parapërgatiten për të rifilluar punën bashkë me shtyllat kryesore buxhetore të Kosovës.

3. Testimet?

Faleminderit nga politikanë e analistë që e zbuluan ujin e ngrohtë dhe na udhëzuan se po u deshka të bëjmë sa më shumë teste. Rritja e numrit të testeve është drejtpërdrejtë në proporcion me numrin e testeve në dispozicion. Thjesht, nuk ka teste edhe nëse kemi para për t’i blerë sepse secili shtet shikon oborrin e vet në këtë ditë.

4. Çka duhet të plotësojmë për lehtësim të masave kufizuese?

• Përhapja e sëmundjes deri më 4 Maj është e kontrolluar nga autoritetet përgjegjëse
• Ka kapacitete për zbulim, testim, izolim dhe trajtim të çdo rasti me COVID-19 dhe gjurmohet çdo kontakt
• Reziku i shpërthimit menaxhohet në institucione shëndetsore dhe në shtëpi të pleqëve
• Në vendet e posahapura të punës ka masa parandaluese (distancë, maska, mbulesa të fytyrës, dorëza, dezinfektim sipërfaqesh).
• Rreziku i importimit të infeksioneve është i menaxhueshëm
• Popullata është plotësisht e përfshirë në zbatimin e normave të reja të sjelljes.

5.Kur mbyllet zyrtarisht epidemia?

28 ditë pas rezultatit negativ të pacientit të fundit të vërtetuar në laborator.

6.Deri kur do të kemi masa të lehta kufizuese?

Deri sa të kemi vaksinën ose ndonjë ilaç të aprovuar për trajtim. – ka shkruar Raka.

Paraardhëse

“Opozita nuk ia ka idenë,” deklarata që nuk pritej e Spartak Ngjelës për kryeministrin Rama

Pasardhëse

“Do kemi një vuajtje shumë të gjatë”, paralajmërimi i frikshëm i Lulzim Bashës

Pasardhëse

“Do kemi një vuajtje shumë të gjatë”, paralajmërimi i frikshëm i Lulzim Bashës

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.