• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Pandemia nga COVID-19, Spartak Ngjela goditje qeverisë: Nuk po bën sa duhet në aspektin ekonomik, do ketë pasoja të rënda

15 April, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
7
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

COVID-19 pritet që shkaktojë vendit tonë, por jo vetëm, një dëm të madh ekonomik. Mbyllja e shumë ndërmarrjeve, fasoneve apo biznese të tjera kanë lënë shumë qytetarë të papunë, ku është bllokuar puna nga të gjitha anët. Avokat Spartak Ngjela gjatë një reagimi u shpreh se masat e marra për frenimin e pandemisë ka sjellë një krizë të madhe ekonomie.

Sipas avokatit, masat drastike që ka marrë qeveria për sigurinë e jetës së njeriut ka sjellë një krizë ekonomike më të gjerë e cila mund ta çojë vendin tonë deri në uri.

“Deri tani, në mendimin teorik për analizën e gjendjes ekonomike shohim se frenimi dhe shuarja e epidemisë me masa izoluese, të cilat kanë karakter shkencor që vjen nga epidemiologjia, sjellin krizën ekonomike në funksion të punës dhe prodhimit, të cilat kanë ndaluar. Në situata të tilla, në çdo fenomen të këtij lloji dalin përpara dy të kundërta, sepse me masat drastike që do duhen për të bllokuar dhe shuar fenomenin parësor shoqëror krijohet një fenomen negativ në një aspekt tjetër të jetës shoqërore. Prandaj, shikojeni se çfarë ndodh: masat që merren për të ndaluar fenomenin parësor që është epidemia e Corona virusit krijojnë një fenomen negativ në funksion të tregut dhe ekonomisë. Kriza në shëndet që sjell epidemia, shkakton krizë ekonomike që vjen nga masat për të ndaluar dhe shuar epideminë. Domethënë, masat drastike për të siguruar jetën individuale të çdo qytetari në Shqipëri, e cila rrezikohet me vdekjen; sjellin krizë ekonomike të një spektri të gjerë që mund ta çojë shoqërinë deri në uri”, tha Ngjela.

Duke iu referuar “Pagës së Luftës” që ka miratuar qeveria për qytetarët që kanë ngelur pa punë për shkak të pandemisë, Ngjela tha se kjo gjë ka sjellë mungesën e lekut në treg, duke theksuar se askush nuk e di se sa është mungesa e parasë në treg si vlerë monetare. Ngjela shtoi se qytetarët nuk dinë as sa është rënia e konsumit në mallrat e tregut.

“Para dy ditësh qeveria tregoi realisht se do të paguante pagat e punëtorëve ose punonjësve, të cilët i ka kapur reforma e izolimit. Po ta shohësh me vëmendje, mungesa e pagave të këtij spektri punonjësish ka krijuar mungesën e parasë në treg. Qeveria e ka konstatuar këtë dhe pagoi pagat për sferat ekonomike që nuk dalin dot në punë. Ne aktualisht nuk e dimë se sa është mungesa e parasë në treg si masë monetare, por ne e dimë që pagat e punonjësve të izoluar që nuk janë dhënë në një muaj përbën masën monetare që mungon në treg. Pyetja që ngrihet këtu është kjo: për faktin që kemi mungesë të një sasie mase monetare e cila nuk është në treg – sa është rënia e konsumit në mallrat e tregut shqiptar? Këtë nuk e dimë. Prandaj, nuk mundemi dot t’i japim një përgjigje reale që: sasia e parasë që qeveria ka hedh në treg si paga të papaguara, çfarë përqindje plotëson në rënien e konsumit”, tha Ngjela.

Sipas avokatit, gjendja do vijë duke u rënduar nëse në ditët në vijim nuk do të ketë qarkullim të vlerës monetare.

“Në qoftë se qeveria nuk arrin të kuptojë që tregu kërkon para me të cilat të plotësohet konsumi brenda kapacitetit të tregut dhe ekonomisë shqiptare, atëherë gjendja do rëndohet. I vetmi solucion që e shpëton këtë gjendje të tregut shqiptar është hedhja e parave në treg nëpërmjet pagave të papaguara. Përsa i përket çështjes së prodhimit, i cili ka qenë i destinuar për eksport në vendet perëndimore siç është Italia, ku dominancën e kanë fasonet, qeveria duhet të ketë një skemë reale për mbajtjen e tyre, sepse kanë një numër shumë të madh punonjësish, në një kohë që tregu italian dhe tregu evropian në përgjithësi do të jetë i bllokuar në një kohë të pacaktuar”, tha Ngjela.

Paraardhëse

Ankohet Elgit Doda për Klea Hutën: E bëri shtëpinë si Hollywood (FOTO)

Pasardhëse

“Nuk ka rëndësi është ditë apo natë”, Manastirliu shpërndan mesazhin e veçantë për këta tre persona

Pasardhëse

“Nuk ka rëndësi është ditë apo natë”, Manastirliu shpërndan mesazhin e veçantë për këta tre persona

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.