Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu teksa ka publikuar një video në rrjetet sociale, zbulon strategjinë që po ndiqet prej ditësh për gjurmimin dhe testimin e rasteve të reja të të infektuarve me koronavirus.
Manastirliu bën thirrje që t’i mbështesim epidemiologët tanë në luftën e përditshme me këtë infeksion tinzar dhe t’ua bëjmë dunën më të lehtë duke respektuar masat e ndërmarra.
Manastirliu shkruan:
“Epidemiologët në strukturat tona të Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor, me sakrificë, këmbëngulje e profesionalizëm, pa njohur orare, gjurmojnë çdo ditë rastet në terren dhe testojnë duke bërë të pamundurën për ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të COVID19.
T’i mbështesim profesionistët e shëndetit, në luftën e përditshme me këtë infeksion tinzar.
#Bashkë mundemi, nëse respektojmë masat e distancimit fizik!”, shkruan Manastirliu krahas videos.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post