• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Analisti i njohur zbulon çfarë pritet të ndodhë dhe për sa kohë do vazhdojë virusi të jetë mes nesh

13 April, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
10
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Analisti Fatos Lubonja në një lidhje me rubrikën “Opinion”, foli për rrezikun e përhapjes së koronavirusit. Duke u ndalur te masat shtrënguese, Lubonja tha se përmes karantinimit po luftohet epidemia, por jo virusi, i cili sipas tij, do vazhdojë të jetë mes nesh.

Pjesë nga intervista:

Në cilën fazë jemi?

Fatos Lubonja: Është e vështirë për ta ndarë me faza. Në një anë kemi rrezikun e virusit dhe nga ana tjetër rreziqet e tjera ekonomike. Neve na duhet të lundrojmë pa u përplasur, ose duke u dëmtuar sa më pak. Është akoma herët për të folur për një fazë dy. Mendoj se duhet të mbetet përqendrimi te rreziku i epidemisë, por duhet të kemi parasysh diçka, ajo që po bëjmë tani, kryesisht përmes karantinimit, është lufta me epideminë, jo me virusin. Ne po tentojnë të mos na shpërndahet virusi, por jo ta asgjësojmë atë.

Virusi do jetë mes nesh dhe sa kohë të jetë mes nesh është edhe pyetja e madhe, që lidhet me atë se diku kemi gabuar. Kur do të vijë momenti që të themi se virusi është mes nesh, por jo i rrezikshëm për të marrë jetë. Alarmi është i rëndësishëm të mbahet, por duhen pasur parasysh edhe dëmet që shkaktohen nga krahu tjetër, nga ekonomia, traumat psiqike, sëmundjet e tjera që mund të shkaktojë ky izolim, edhe ato mendore. I mbetet specialistëve që e njohin terrenin për ta përcaktuar më mirë.

A ka ardhur koha të hidhemi te hapi dy?

Fatos Lubonja: Kur them që ne po luftojmë epideminë, jo virusin, nënkuptoj që virusi do jetë mes nesh. Të luftosh virusin do të thotë që të gjesh vaksinën, ose ilaçe efektive, që edhe nëse infektohemi, virusi nuk na vret. Këtu të mos harrojmë se ka një problem, janë bërë testime të pjesshme vende vende, rezultatet janë të ndryshme. Problemi që mbetet është se përmes karantinimit ne po ruajmë njerëzit nga infektimi, pra shumica e jonë janë të paprekur nga infektimi, nuk e kanë imunitetin.

Edhe nëse na bëhet një testim, nuk e dimë se sa. Është sikur të kesh një fuçi baruti, ku fitili janë ata të sëmurët, që dalin dhe hedhin në erë fuçinë. Neve na duhet një imunitet, që pastaj të dalim të lirë. Kjo është pikëpyetje e madhe nëse ka apo jo imunitet nga ky virus dhe sa mund të zgjasë ai. Ndaj dhe lundrimi duhet të jetë i kujdesshëm për të krijuar mbijetesë.

Paraardhëse

Kryeministri Rama jep njoftimin e rëndësishëm, çfarë pritet të ndodhë në orën 19:00

Pasardhëse

Paralelisht me koronavirusin, kërcënim është edhe ky fenomen, DW zbulon çfarë pritet të sjellë vera në Evropë

Pasardhëse

Paralelisht me koronavirusin, kërcënim është edhe ky fenomen, DW zbulon çfarë pritet të sjellë vera në Evropë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.