• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

“Sapo bisedova me ata”, Donald Trump jep lajmin e madh: Kjo është e mrekullueshme për të gjithë

13 April, 2020
në Botë
0
8
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), Rusia dhe shtetet tjera prodhuese kanë finalizuar një marrëveshje për ulje të pashembullt të prodhimit të naftës, me shpresën e rritjes së çmimeve globale, që kanë rënë për shkak të pandemisë me koronavirus dhe luftës me çmime.

Nafta OPEC Plus, një grup prej 23 vendeve anëtare prodhuese, që përfshin edhe Rusinë, kanë thënë se janë pajtuar për të zvogëluar sasinë e naftës së prodhuar për 9.7 milionë fuçi në ditë gjatë muajve maj dhe qershor.

Kjo marrëveshje po ashtu u kërkon anëtarëve të këtij grupi që të ulin prodhimin e naftës nga niveli aktual, në 6 milionë fuçi në ditë deri në prill të vitit 2022.

“Marrëveshja e Madhe për naftë me OPEC-Plusin është arritur”, ka thënë presidenti amerikan, Donald Trump.

“Sapo bisedova me ata. Marrëveshje e mrekullueshme për të gjithë”.

Duke deklaruar se marrëveshja “do të ruajë qindra mijëra vende të punës të lidhura me energjinë në Shtetet e Bashkuara” Trump ka përgëzuar dhe falënderuar presidentin rus, Vladimir Putin dhe Mbretin Salman të Arabisë Saudite.

Kremlini ka njofuar të hënën se Putin ka biseduar përmes telefonit me Trumpin dhe Mbretin Salman, dhe që të tre liderët kanë treguar përkrahje për marrëveshjen.

Kremlini ka thënë se Putin ka folur edhe ndaras vetëm me Trumpin për të diskutuar tregun e naftës dhe çështje tjera.

Sipas një draft-deklarate të Grupit OPEC-Plus, të parë nga agjencia e lajmeve, Reuters, ky grup pret që prodhimi global i naftës të ulet për 20 milionë fuçi brenda ditës, apo 20 për qind e furnizimeve globale, duke nisur nga 1 maji.

Duket se si rezultat i marrëveshjes, çmimet e naftës janë rritur për 3 për qind në tregjet aziatike ditën e hënë.

Mirëpo analistë të tregjeve presin që marrëveshja nuk do të zbatohet gjatë, duke thënë se ky pakt nuk u ka dhënë investitorëve shpresë afatgjatë, në kohën e pandemisë me koronavirus. REL

Paraardhëse

Kina me dorë të hekurt, fshin studimet mbi origjinën e koronavirusit të ri, çfarë po planifikojnë, flasin ekspertët

Pasardhëse

Ylli Limani hap zemrën dhe flet për dashurinë si rrallëherë (VIDEO)

Pasardhëse

Ylli Limani hap zemrën dhe flet për dashurinë si rrallëherë (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.