Biologu Ethem Ruka nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka analizuar situatën në të cilën ndodhet vendi, ndërkohë që numri i të infektuarve me koronavirus ka arritur në 467.
Ruka thotë se “numri i të shëruarve arriti shifrën 50% të të gjithë infektuarve nga 9 mars deri më sot, ndërsa ai i pacientëve aktiv (që vuajnë sëmundjen) zbrit për herë të parë në 45%.
Më tej ai thekson se nëse do të ndërpritej zinxhiri i infektimeve në ketë Shkodër situata e përgjithshme në vend do të ishte edhe më e mirë.
“Rezultatet e kesaj jave do të jenë domethënese. Çdo leshim i karantinës mund ta permbysë këtë arritje”, shton ai.
Shkruan Ruka:
“13 PRILL: PERDITESIMI I TE DHENAVE ME SARS COV2 PER PERIUDHEN 9 MARS – 13 PRILL 2020
Sot numri i te sheruarve arriti shifren 50% te te gjithe infektuarve nga 9 mars deri me sot, ndersa ai i pacienteve aktiv (qe vuajne semundjen) zbrit per here te pare ne 45%.
Praktikisht sot kemi 5% me shume te sheruar se te infektuar.
Vatra me e nxehte e infektimeve mbetet Shkodra. Nese do te nderpritej zinxhiri i infektimeve ne kete qytet situata e pergjithshme ne vend do te ishtme edhe me e mire.
Rezultatet e kesaj jave do te jene domethenese. Çdo leshim i karantines mund ta permbys kete arritje! Ju ftoj te ndergjegjesojme miqte tane per te kuptuar se rreziku i ketij virus eshte si mina me sahat!!!!!” – përfundon Ruka.
Diskutime rreth kësaj post