• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Spartak Ngjela zbërthen situatën nga COVID-19 dhe ka një paralajmërim të fortë për kryeministrin Rama

12 April, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
15
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Avokati Spartak Ngjela ka analizuar gjendjen e pandemisë së koronavirusit në Shqipëri dhe sipas tij gjithçka po shkon mirë. Por avokati ka një kritikë për kryeministrin Edi Rama të cilit i kërkon të publikojë informacione të tilla si rënia e remitancave, vlerën e lekut, por edhe konsumin.

Postimi i Ngjelës:

“Me pandeminë korona, gjithëçka po shkon mirë në Shqipëri.

l.
Sot janë të shumtë mjekët ekspertë që po analizojnë rastin shqiptar, i cili deri tani po e dominon epideminë e koronavirusit. Por ka edhe disa mikrobiologë të dëgjuar në rang botëror, që janë shprehur për këtë rast.
Gjithsesi, të gjithëve na duhet të kujdesemi për qetësinë dhe masat në ruajtje të kësaj ecurie.

Masat e vendosura deri tani nga qeveria shqiptare, kanë rezultuar si një metodë shkencore antiepidemke që ka dhënë rezultat. Pra, kemi shpresë se jemi në një rrugë të drejtë.

Por megjithatë, këtu na duhet të ngremë këto pyetje, të cilat në fakt janë çështje kryesore të kësaj kohe.

Po ekonomia, po tregu, po shteti në çfarë parametrash janë?

Në këtë sferë nuk po dimë asgjë.

Pra, siç po shihet, ne i njohim parametrat e epidemisë, por ne nuk ka mundësi t’i dimë parametrat e tregut dhe të shtetit; sepse nuk kemi fare informacion për to. Parametrat e shtetit janë provat ose testet e demokracisë, kurse parametrat e tregut, janë tekstet e ekonomisë.

Por ne, deri tani nuk i njohim këto teste.

Kjo ndodh ngaqë qeveria aktuale nuk jep informacion demokratikisht. Dhe në fakt ka vite që dallon se qeveria Rama i ndruhet dhe i fshehet dhënies së informacionit.

ll.
Në funksion të kësaj gjendjeje, nga mënyra sesi sillet kundrejt informacionit, Rama kuptohet se ka fobi specifike në dhënien e tij.

Po ta shohësh me vemendje, kjo dallon se është një frikë e vjetër e Ramës që i vjen dhe i reflekton në disa aspekte. Por tani është kryeministër në një kohë me shumë rrezik shoqëror brenda saj, dhe duhet ta përmendim ndërkaq gjykimin e shëndoshë se: në një moment krize, një kryeministër i trembur kundrejtë shoqërisë i dëmton të tria palët e një procesi politik: edhe shtetin, edhe veten, edhe të ardhmen e shoqërisë.
Armiqësia me informacionin është mllef antidemokratik i çdo lideri politik.

Mendojmë se kjo është edhe arsyeja kryesore që vazhdimisht Rama ka qenë në armiqësi të dukshme me informacionin, në një kohë që në shoqëritë perëndimore sot është aksiomë

se: niveli i informacionit është drejtpërdrejt niveli i demokracisë në një vend të caktuar.

Po pra, në këtë kohë ne nuk kemi asnjë lloj informacioni nga qeveria se: si po funksionon tregu shqiptar; si po luhaten vlera e lekut; sa ka qenë rënia e remitancave; sa ka renë konsumi në tregun shqiptar?

Por në të njëjtën kohë, ne nuk po e dimë se, pasi të paguhen nga shteti rrogat e papaguara të punonjësve: sa pritet që të rritet konsumi në treg?

Pa këto, askushi nuk mund të analizojë dot objektivisht.

Në anën tjetër, a e di kryeministri shqiptar që frika e përgjithëshme shoqërore e shkaktuar nga rreziku i vdekjes nuk mbaron me eliminimin e pandemisë, nëse nuk janë marrë masat në lidhje me pyetjet e mësipërme?

Në funksion të këtij gjykimi, kryeministri në çdo vend demokratik edhe nëse korr sukses politik individual në luftën që ka drejtuar kundër pandemisë vrastare, tregu bosh mbas saj e rrëzon menjëherë. Por nuk është vetëm kjo, sepse njëherësh, edhe shoqërinë e fut befas sërish në një hulli të rrezikshme krize, kur dhe i gjithë Perëndimi ndodhet në një moment të vështirë.

Shembulli më tipik i këtij gjykimi është rasti i Churchill-t, kryeministrit britanik, i cili në vitin 1945 edhe pse e shpëtoi Britaninë dhe fitoi luftën e Dytë Botërore, pas tre muajsh, humbi në zgjedhjet politike të po atij viti.

Historia na ka mësuar se është shumë e pranueshme për psikologjinë sociale që shoqëritë të kalojnë nga frika vdekjeprurëse e një lufte, te frika vdekjesjellëse e një urie.” – shkruan Ngjela.

Paraardhëse

Komentuesja i thotë se duket skandal, Rozana Radi i jep përgjigjen që do t’ju lë gojëhapur (FOTO)

Pasardhëse

Shkencëtarët tregojnë përfundimisht origjinën e koronavirusit

Pasardhëse

Shkencëtarët tregojnë përfundimisht origjinën e koronavirusit

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Marsela, konkurrentja më e re e “Për’puthen”, ka hyrë në skenë me pritshmëri të larta për dashurinë dhe me një...

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025

Berisha: Mazhoranca votoi programin dhe kabinetin pa debat, Rama shpalli luftë, fjalët tani nuk kanë më vlerë, duhet të kalojmë në veprime

18 September, 2025

“Parti Enver jemi gati kurdoherë”, pas miratimit të programit dhe kabinetit, opozita ironizon mazhorancën, rregullorja fluturon mbi kokën e ministrave

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.