• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Italia përballet me një tjetër problem! ‘The Guardian’: Koronavirusi aktivizon mafian, çfarë është parë të ndodhë këto javë

11 April, 2020
në Botë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ndërsa Italia përpiqet të ringrejë ekonominë e saj të goditur rëndë nga kriza e gjatë e pandemisë së koronavirusit, Mafia po fiton mbështetje lokale duke shpërndarë ushqim falas për familjet e varfëra në karantinë të cilëve u kanë mbaruar paratë dhe nuk kanë më të ardhura.

Alarmi vjen nga autoritetet zyrtare. Javët e fundit, janë publikuar edhe video që kanë nxjerrë në pah bandat e njohura mafioze që shpërndajnë ushqime dhe produkte thelbësore për italianët e goditur fort nga emergjenca e koronavirusit nëpër rajonet më të varfëra në jug të vendit si Campania, Kalabria, Siçilia dhe Puglia, ndërsa tensionet po rriten në të gjithë vendin.

“Për më shumë se një muaj, dyqanet, kafenetë, restorantet dhe baret janë mbyllur,” tha Nicola Gratteri, hetuesi i antimafias dhe drejtuesi i zyrës së prokurorit në Catanzaro, për Guardian, citon Panorama.

“Miliona njerëz punojnë në të zezë, që do të thotë se ata nuk kanë marrë të ardhura në më shumë se një muaj dhe nuk e kanë idenë se kur mund të kthehen në punë. Qeveria po lëshon të ashtuquajturat kuponë për pazare, për të mbështetur njerëzit. Nëse shteti nuk merr përsipër së shpejti t’i ndihmojë këto familje, mafia do të sigurojë shërbimet atyre, duke vendosur kontrollin mbi jetën e njerëzve”.

Me marrjen e sinjaleve të para të rritjes së trazirave sociale, Ministrja e Brendshme italiane, Luciana Lamorgese, tha “mafia mund të përfitojë nga varfëria në rritje, duke u zhvendosur për të rekrutuar njerëz në organizatën e saj”.

Ditët e fundit, policia në Napoli ka intensifikuar praninë e tyre në lagjet më të varfra të qytetit, ku persona të lidhur me Kamorën, mafia napolitane, kanë organizuar shpërndarjen e pakove ushqimore në shtëpitë e varfra.

Prokurorët tashmë kanë filluar një hetim kundër një grupi njerëzish që u morën në pyetje ndërsa shpërndanin ushqim për banorët lokalë.

Në Palermo, sipas La Repubblica, vëllai i një bossi të Cosa Nostra u shpërndante ushqim të varfërve në lagjen Zen, një zonë me një prani të madhe mafioze.

Kur lajmet qarkulluan, ai reagoi në Facebook, duke pretenduar se ai po bënte vetëm punë bamirësie dhe sulmonte gazetarin që raportoi për herë të parë këtë lajm.

“Mafia nuk janë vetëm organizata kriminale”, tha Federico Varese, profesor i kriminologjisë në Universitetin e Oksfordit. “Ata janë organizata që aspirojnë të qeverisin territoret dhe tregjet. Komentuesit shpesh përqendrohen në aspektin financiar të mafias, por ata priren të harrojnë se forca e tyre vjen nga krijimi i një baze lokale nga e cila të operohet.“

Paraardhëse

“Po më bie të fikët!” Fqinjit i bënë testin e koronavirusit, Dorina Mema në ankth: Çfarë të bëj?

Pasardhëse

Armina Mevlani flet për planet e martesës me Shkëlzen Berishën: Ja kur do ta bej dasmën

Pasardhëse

Armina Mevlani flet për planet e martesës me Shkëlzen Berishën: Ja kur do ta bej dasmën

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.