• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Koronavirusi do e humbasë fuqinë me ngrohjen e kohës? Zëri i Amerikës zbardh deklaratën e fortë të ekspertit amerikan

10 April, 2020
në Botë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Eksperti më i lartë i sëmundjeve infektive në Shtetet e Bashkuara, Dr. Anthony Fauci, tha të enjten se nuk është e sigurt nëse kërcënimi i koronavirusit që ka përfshirë botën, do të zbehet me ngrohjen e kohës në hemisferën veriore gjatë javëve të ardhshme.

Dr. Fauci tha në emisionin “Good Morning America” të televizionit ABC se me infeksione të tjera si gripi, kur ngrohet koha “aftësia e virusit për t’u shumëfishuar, për t’u përhapur, dobësohet”.

“Por nuk duhet të mendojmë se ndryshimi i kohës do ta na shpëtojë. Duhet të supozojmë se virusi do të vazhdojë të veprojë. Nëse koha na ndihmon, në rregull. Por nuk besojmë se duhet ta supozojmë një gjë të tillë”, shtoi ai.

Vendet e botës vazhdojnë të përballem me pasojat shëndetësore dhe ekonomike të koronavirusit. Sipas shifrave të fundit të Universitetit Johns Hopkins, mbi 1.5 milionë vetë në gjithë botën janë prekur COVID-19, dhe mbi 91 mijë kanë vdekur.

Në Shtetet e Bashkuara, numri i të vdekurve me koronavirus është afro 16 mijë, ndërsa numri i të prekurve është mbi 451 mijë, ndërkohë që vendi është në javën kur sipas ekspertëve epidemia pritet të arrijë pikun e saj.

Epiqendra vazhdon të jetë Nju Jorku, ku guvernatori tha se përpjekjet për distancim social po funksionojnë.

Mbi 6 mijë vetë kanë vdekur në Nju Jork.

Ndërkohë, po bëhen gjithnjë e më të qarta pasojat e koronavirusit për ekonominë në SHBA.

Numri i amerikanëve që kërkuan pagesë papunësie javën e kaluar ishte 6,6 milion, një shifër rekord, ndërkohë që masat për frenimin e sëmundjes e kanë paralizuar ndjeshëm aktivitetin ekonomik.

Ndërkohë, kreu i Rezervës Federale Jerome Poëell shpalli një seri programesh të enjten që tha se do të japin 2.3 trilion dollarë kredi, duke zgjeruar operacionet e Rezervës Federale për të ndihmuar bizneset e vogla dhe të mesme në qytetet dhe shtetet amerikane.

Banka qendrore amerikane gjithashtu dha më shumë hollësi në lidhje me ndërhyrjet e saj në treg, duke përfshirë planet për të blerë bono të korporatave si në nivel investimesh, ashtu edhe të bonove me interes të lartë.

Në Evropë, zyrtarët u thane qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi gjatë Javës së Shenjtë të Pashkëve, një periudhë ku zakonisht bëhen pelegrinazhe dhe pushime.

Ndërkohë Kryeministri britanik, Boris Johnson vazhdoi të përmirësohej dhe ka dalë nga njësia e kujdesit intensive në spitalin ku po trajtohet nga koronavirusi./VOA

Paraardhëse

A ka ekzistuar virusi në Shqipëri në janar-shkurt, kur kanë qenë pacientët e parë me COVID? Mjeku shqiptar në SHBA hedh poshtë çdo dyshim, ja e vërteta

Pasardhëse

Çfarë ndodhi? Dy lëkundje tërmeti në këto dy shtete, brenda pak minutash

Pasardhëse

Çfarë ndodhi? Dy lëkundje tërmeti në këto dy shtete, brenda pak minutash

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.