Ndërkohë që e gjithë bota është përfshirë nga pandemia e koronavirusit dhe vëmendja e të gjithëve është përqendruar mbi statistikat e fundit por edhe rreth zbulimeve shpresëdhënëse për një vaksinë, nga bota e showbizz-it vijnë lajme të bukura.
Reperi i njohur shqiptar Gold AG i ka dhënë fund beqarisë. Ai u martua në fshehtësi të plotë më 5 mars dhe lajmin e bëri të ditur nëpërmjet një postimi në Instagram.
Ai publikoi foto të dy duarve dhe në sy binin unazat.
Nga ceremonia nuk doli asnjë foto, megjithatë imami Ahmed Kalaja, të cilin reperi Arian Agushi e kishte zgjedhur që ta kurorëzoj me një ceremoni fetare ka zbuluar disa foto.
“Kaq e kishte edhe Goldi… Shumë i gëzuar shumë i privilegjuar që e dirigjova Nikahun/ Kurorëzimin/ Celebrimin e vëllait tim; Arjan Agushit, Gold AG edhe kisha nderin tja uroja i pari; BAREKALLAHU LEKUMA… Allahu ju bekofte, lumturofte, te mira e bekime e bashke si ketu edhe ne boten tjeter! U trashegofshi me miresi begati e kenaqesi te Zotit! Amin!”, ka shkruar ai në urimin që i ka bërë reperit me rastin e kurorëzimit.
Për partneren e Gold Ag nuk dihen shumë detaje, megjithatë në media thuhet se ata kanë shumë vite bashkë.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post