• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Suedia kundër masave drastike për koronavirusin, mjekja shqiptare zbulon strategjinë e suksesshme që po ndjek ky shtet

8 April, 2020
në Botë
0
62
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Suedia është një ndër shtetet e vetme në botë që ka marrë masa shumë të lehta për luftën kundër koronavirusit në krahasim me shtetet e tjera që kanë marrë edhe masa drastike.

Mjekja e përgjithshme, Elona Lila, e cila punon prej vitesh në Suedi tha në një intervistë për ABC News se masat nuk janë drastike, por bëhen shumë teste dhe kërkohet të ruhet distanca.

“Kemi 7600 raste të prekur me COVID-19 dhe 591 të vdekur. Institucionet kanë vendosur për të mos marrë masa të rrepta, por të përshtatshme për popullsinë Suedeze. Që nga fillimi është vendosur ruajtja e distancës. U ndaluan vizitat në azile, te të moshuarit. Nuk lejohen mbledhje me më shumë se 50 persona.

Në restorante dhe lokale ka vetëm shërbime në ambiente të jashtme dhe distancat e tavolinave janë mbi një metër. Ndërsa fabrikat me 3 mijë apo 5 mijë punëtorë janë mbyllur përkohësisht, ndërsa pjesa tjetër punojnë normalisht”, u shpreh ajo.

Si paraqitet situata e të infektuarve?

Mjekja: Mendohet se rastet e konfirmuara me teste janë më shumë. Zgjedhin që të testojnë vetëm personat që kanë të nevojshëm shërbimin intensiv. Një tjetër masë shumë e rëndësishme është se të gjithë personat që kanë simptoma farë të lehta duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe do të paguhen nga shteti, deri në momenti që nuk kanë më asnjë simptomë dhe mund të punojnë përsëri.

A ka një testim të popullatës në masë të gjerë?

Mjekja: Në fillimet e përhapjes së koronavirusit u provua që të testoheshin të gjithë personat e dyshuar, por si në çdo vend të botës nuk ishte e mjaftueshme që kjo të realizohej. Tani kanë pritoritet të testohen persona që janë në gjendje më të rëndë.

Ka raste të të rinjve të prekur?

Mjekja: Ditët e fundit janë rritur rastet e të prekurve, pasi numri i personave të moshuar që janë prekur nga koronavirusi është rritur. Por, kjo nuk përjashton të rinjtë, pasi të gjithë mund të infektohen.

A ka në Suedi shqiptarë të infektuar?

Mjekja: Ky është një informacion që nuk mund të jepet sepse ruhen të dhënat e personit.

Gjithashtu ajo u shpreh se edhe stafi i mjekëve në Suedi është prekur nga COVID-19, ndërsa tregoi se edhe një kolege e saj tashmë është e prekur nga koronavirusi.

Më tej mjekja theksoi se personat me simptoma të COVID-19 duhet të telefonojnë mjekun për t’i shpjeguar simptomat, dhe më pas është ai që vendos nëse duhet, apo jo të qëndrojë në shtëpi.

Paraardhëse

Gazetarja Anila Basha bëhet nënë, zbulohet emri dhe gjinia e bebit, si e fshehu shtatzaninë e saj

Pasardhëse

“Kur kishte votime i merrje me autobus falas nga Athina”, nuk përmbahet Rama, bën deklaratën e papritur për zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri

Pasardhëse

“Kur kishte votime i merrje me autobus falas nga Athina”, nuk përmbahet Rama, bën deklaratën e papritur për zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.