• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Rudina Xhunga tregon si po e përjeton vetkarantinimin dhe meraku i saj i madh: Po mësojmë vlerën e gjërave

7 April, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

E izoluar prej ditësh në shtëpi, gazetarja Rudina Xhunga foli sot për të mirat e karantinës. Gjatë intervistës së ‘News24’, Xhunga u shpreh se karantina na ka bërë të kuptojmë vlerën e gjërave, pasi më parë iu dënimin vetëm çmimin.

Më tej, ajo u ndal dhe te ekonomia, duke thënë se në kohën e sotme kemi ekonomi shërbimesh, që kryhen online, ndaj dhe duhet të fillojë hapja pak nga pak.

“Tani që po bëhemi mësues në shtëpitë tona, po kuptojmë se sa shumë iu detyrohemi mësuesve. Më është shtuar shumë respekti për mësuesit këto kohë. Koha në karantinë po na bën të rikuptojmë vlerën e gjërave. ‘Të dish cmimin e gjërave, por të mos dish vlerën e tyre’, thotë Oscar Ëilde”. Kjo kishte ndodhur. Tani jam e lumtur që po vlerësohen profesione si mësuese e mjeke. Ka qenë një mësim global, vështirë se do të harrohet”, tha Xhunga.

Rudina si bashkëshorte, çfarë ka ndryshuar… nga gatimi te ankesat e Dritanit?

Dritani është më i hapur se unë me ankesat. Ne i ndajmë detyrat në shtëpi. Kjo periudhë na ka rikthyer në kohën kur njiheshim me njëri-tjetrit, kur ndanim punët, lanim pjatat. Këto periudha mund të na shërbejnë të njihemi, çfarë bëjmë në familjet tona. Nëse diçka nuk shkon në familje, tani është koha për ta kuptuar.

Marrëdhënia në çift është përmirësuar apo përkeqësuar?

Jeta ime është mirë, nuk kam gjë të veçantë për të ndarë. Ajo që më bëri përshtypje dje, një vërshim pyetjes në “Facebook” për seksin, ca ishin qesharake, por e vërteta është që shqiptarët kanë dëshirë të flasin për seksin, sepse në përgjithësi kanë turp. Kjo më pëlqen. Por, më pëlqen edhe komunikimi. Kemi pasur një lloj turpi, sikleti, ose një lloj dëshire për të folur për gjëra të mëdha, por ka ardhur koha të flasim për gjëra të vogla, siç është shkolla, gatimi, familja. Unë po mendoj më shumë për gratë e dhunuara, ato që jetojnë me dhunuesin në shtëpi, të pambrojtura, që nuk dinë kë të marrin në telefon. Duhet të gjejmë kohë për t’i mbrojtur. Kjo periudhë na hoqi atë turpin primitive, sepse arrijmë ta kuptojmë se kur mbyllemi brenda, mbyllemi me familjen. E mira është që të bëjmë jetën që duam, siç e meritojmë.

Por, problemi është se çfarë na pret nesër, edhe për situatën ekonomike…?

E di ç’po më ndodh këto kohë, po lexoj më shumë libra ekonomie. Nuk mund t’ua lësh ekonominë atyre që s’i njeh, që s’e dinë. Çdokush mund të marrë përsipër fatet e veta, të japë një dorë. Hyj te njerëzit që besoj se edhe ekonomia vetë nuk është si dikur, ka të bëjë me optimizmin, me faktin që ti beson, merr udhëzime. Jetojmë në një kohë globale. Tani je ekonomi shërbimesh, dhe këto ekonomi mund të hapen, sepse ato ofrojnë shërbime dhe shërbimet mund të vazhdojnë. Të gjithë mund të vazhdojnë online. E rëndësishme është se gardhet ‘do heqim reklamat, do shkurtojmë rrogat…’ nuk na çojnë asgjëkundi. Duhet të shohim përtej tunelit dhe jo tek ata që na e bënë zi gjithçka. Jam për një ekonomi që do hapet pak nga pak.

Paraardhëse

Dojna Mema rrëfen se çfarë i pëlqen më shumë tek një mashkull

Pasardhëse

Të gjithë jemi fiksuar te koronavirusi, por Toka po shkon drejt një katastrofe akoma më të keqe! Ja çfarë shkruan studiuesi i njohur

Pasardhëse

Të gjithë jemi fiksuar te koronavirusi, por Toka po shkon drejt një katastrofe akoma më të keqe! Ja çfarë shkruan studiuesi i njohur

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.