• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Shëndet

Si të dimë që njerëzit humbin jetën nga koronavirusi, jo nga pleqëria apo sëmundje të tjera: Ekspertët u janë përgjigjur të gjitha pyetjeve

2 April, 2020
në Shëndet
0
39
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në vrullin e pandemisë shumica pyesin sa për qind e viktimave të publikuara të coronavirusit realisht vdesin nga coronavirusi, jo nga pleqëria dhe sëmundjet e tjera

Hulumtimet e deritashme tregojnë që pleqëria dhe gjendja e keqe shëndetësore rrisin rrezikun për vdekshmëri nga coronavirusi, transmeton Telegrafi.

Është me rëndësi të theksohet që kjo nuk vlen domosdo për të gjitha sëmundjet infektive.

Si përcaktohet shkaktari i vdekjes?

Në rrethana të tilla mund të duket që lidhshmëria shkakësore e vdekjes nga coronavirusi te njerëzit e moshuar dhe të sëmurë është pyetësor. Mirëpo kjo nuk është edhe mu ashtu.

Në të vërtetë, ideja është që mjekoligjorët vlerësojnë që të sëmurët do të mbijetonin më gjatë po të mos ishin infektuar.

Ndonjë njeri mund të jetë i sëmurë onkologjik, por të infektohet me coronavirus, gjendja i përkeqësohet dhe ai vdes.

Në rastin e tillë përcaktohet që coronavirusi është shkaktari kryesor i vdekjes, përkatësisht, që pacienti do të kishte mundur vetëm me kancerin të mbijetonte edhe ndonjë vit po të mos ishte infektuar me coronavirus.

Ekziston baza “Health for All” (HFA), e cila ka indikatorë të përshkruar, ndërkaq interesi i tyre është shteti, kur këmbejnë informacione, kanë të njëjtin definicion dhe të njëjtën procedurë në grumbullimin e indikatorëve.

Kur thuhet që dikush ka vdekur nga koronavirusi?

Ajo procedurë duket kështu. Mjekoligjori e merr gjithë dokumentacionin dhe e shikon cili është shkaktari kryesor i vdekjes. Ai bashkë me të gjitha gjendjet të cilat i ka pasur i sëmuri vlerëson çfarë i ka kontribuuar vdekjes.

Në rrethanat e epidemisë nuk mund të bëhen obduksione të themelta çfarë bëhen kur ekziston ndonjë pyetje pa përgjigje, por e cila mund të ketë implikime të qarta.

Nëse njeriu vdes në dukje të parë i shëndetshëm në ndonjë ambient, ndërkaq familja dëshiron të dijë shkaktarin, sepse dyshon që ndoshta është i helmuar apo është i lënë pa kujdes, gjithsesi do të bëhet obduksioni.

Në rastin e pandemisë së koronavirusit shumë shtete kanë rekomanduar që të mos bëhen obduksionet e pacientëve për të cilët është dëshmuar që janë pozitivë ndaj coronavirusit, sepse rreziqet për njerëzit dhe ambientin janë më të mëdha se dobitë të cilat do të merreshin me atë informacion.

Në rrethana të tilla është e pakuptimtë që të hulumtohen dhe të regjistrohen të gjitha simptomat e tjera të mundshme.

Veç kësaj, sot klinikët kanë mjaft shenja klinike të cilat janë specifike për të ditur a është coronavirusi problemi kryesor.

Mundësia për të gabuar është shumë e vogël

Shumica e njerëzve të cilët vdesin nga coronavirusi kanë probleme respiratore dhe pengesa në frymëmarrje.

Kur dikush vdes për shkak të infarktit apo sulmit në tru në neurokirurgji, mjekoligjori me siguri nuk do të përshkruajë që ka vdekur nga coronavirusi vetëm pse ka qenë pozitiv në test.

Vetë fakti që të sëmurët rëndë shkojnë për shërim në qendra respiratore dhe u janë të nevojshëm respiratorët flet që ngecja është e lidhur në vend të parë me mushkëritë.

Simptoma kryesore është progresi i vështirë i sëmundjes, përkatësisht sindroma e rëndë akute respiratore.

Paraardhëse

“Shpejtësia e përhapjes së virusit po bie”, publikohet grafiku shpresëdhënës

Pasardhëse

Këngëtarja e njohur shqiptare ndan momentin e dhimbshëm: Humbën një të afërm nga koronavirus

Pasardhëse

Këngëtarja e njohur shqiptare ndan momentin e dhimbshëm: Humbën një të afërm nga koronavirus

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Presidenti amerikan Donald Trump pritet të miratojë një marrëveshje të propozuar këtë javë që do të sigurojë që TikTok në...

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025

Edi Rama: Do të bëjmë martesat online, duhen dëshmitarët, divorcet janë me të lehta se kam përvojë

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.