• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Shqip+

Virusi korona: Sa të vlefshme janë maskat?

2 April, 2020
në Shqip+
0
12
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gjithnjë e më shumë njerëz mbajnë prej ditësh maska. Në shumë vende madje mbajtja e maskave është e detyrueshme. Po a kanë ndonjë efekt maskat dhe nga çfarë na mbrojnë në të vërtetë?

Mbajtja e maskave u shpall e detyrueshme në shumë zona të Kinës që nga fillimi i virusit korona. Shumë vende po ndjekin tani shembullin e Kinës. Për shembull, Austria e ka shpallur si detyrim që klientët në supermarkete të mbajnë maska. Kjo po diskutohet tani edhe në Gjermani. Sidoqoftë, rregulla të tilla nuk shërbejnë për të mbrojtur nga infeksioni ata që mbajnë maskën, por për të mbrojtur të tjerët prej mikrobeve të mundshme që mund të ketë person që mban maskë. Për shkak se një person i infektuar mund të jetë bartës i virusit para fillimit të simptomave të sëmundjes, praktikisht të gjithë konsiderohen një përhapës të mundshëm të virusit. Logjika e detyrimit për të mbajtur maskë është se nëse të gjithë i përmbahen atij, ulet rreziku i përgjithshëm i infeksionit në shoqëri.

Maskat kirurgjikale

Maskat e thjeshta kirurgjikale i shihje dikur t’i përdornin vetëm mjekët dhe infermirët në sallat e operacionit. Ata i mbajnë ato që në rast se kolliten apo teshtijnë të mos infektojnë pacientët në tryezën e operacionit. Kjo barrierë mekanike ka efekt vetëm kur përdoret për një kohë të shkurtër. Në sallat e operacionit mjekët i ndërrojnë ato çdo dy orë. Në rast se maskat kirurgjikale mbahen për një kohë të gjatë ato e humbasin funksionin e tyre.

Edhe maskat prej cope duhen ndërruar vazhdimisht dhe duhen larë me ujë të nxehtë për të zhdukur viruset. Maskat kirurgjikale të mbrojnë prej infeksioneve vetëm në një masë të kufizuar. E rëndësishme është të mos kapim me duar hundën ose të fërkojmë sytë edhe kur na kruhen.

Maskat FFP

Maskat që përdorin profesionistë të ndryshëm që punojnë në industri apo ndërtim për t’u mbrojtur prej tymrave, gazrave apo aerosoleve të dëmshme kanë aftësi filtruese më të mirë. Këto maska përdoren edhe në spitale, kur personeli ka të bëjë me sëmundje tejet infektive. Veç maskave FFP personeli mjekësor përdor edhe syze mbrojtëse, doreza dhe veshje njëpërdorimshme.

Maskat FFP (filtering face piece) ndahen në tri kategori. Maskat e kategorisë FFP-1, që përdorin zakonisht marangozët apo muratorët, janë më të mira se maskat kirurgjikale, por nuk të mbrojnë prej viruseve. Prej aerosoleve, viruseve, bakterieve apo sporeve të mbrojnë vetëm maskat e kategorisë FFP-3.

Jo vetem maskat FFP-3

Maskat FFP-3 mund të të mbrojnë edhe prej sëmundjeve mjaft infektive si tuberkulozi apo fruthi, por edhe ato të mbrojnë vetëm në rast se kombinohen me syze mbrojtëse, doreza dhe veshje njëpërdorimshme.

Po ashtu të rëndësishme janë edhe dezinfektimi i mjedisit si dhe larja sistematike e duarve. Personeli mjekësor që përdor maska të tilla si dhe veshjet e tjera mbrojtëse tregon një kujdes të jashtëzakonshëm gjatë veshjes dhe zhveshjes së tyre.

Paraardhëse

Covid19, Rama: Lehtësojmë me ‘pikatore’ masat shtrënguese, duke nisur nga java tjetër

Pasardhëse

Inteligjenca amerikane: Kina gënjeu për koronavirusin

Pasardhëse

Inteligjenca amerikane: Kina gënjeu për koronavirusin

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.