• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Covid19, Rama: Lehtësojmë me ‘pikatore’ masat shtrënguese, duke nisur nga java tjetër

2 April, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
27
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri Rama ka folur për mundësinë e lehtësimit të masave shtrënguese nga java e ardhshme, duke deklaruar se diçka e tillë do të ndodhë me ‘pikatore’ në rast se shifrat janë optimiste deri këtë të dielë.

Në një lidhje live në ERTV, Rama deklaroi se po bëhet një plan i detajuar mbi lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve dhe se mesi i muajit prill do të tregojë një tablo më të plotë e të detajuar mbi përhapjen e koronavirusit në Shqipëri.

Më tutje Rama u shpreh për herë të parë për rënien e kurbës së të prekurve, duke thënë se me të ndodhur, do të nisë dhe lehtësimi i masave shtrënguese, që sipas tij do të ndodhë gradualisht.

Përtej toneve pozitive, kreu i qeverisë tha se lehtësimi me ‘pikatore’ i masave shtrënguese nuk do të thotë se lufta me koronavirusin përfundoi.

Rama: Masat shtrënguese na kanë ndihmuar jashtëzakonisht në uljen e agresivitetit të armikut që na ka dëmtuar më pak se sa parashikimet tona. Krahasojeni me katastrofën që mund të gjendeshim nëse s’do kishim marrë masat, jo vetëm do ishim duke numëruar mbi 100 të vdekur tani që flasim por do përjetonim tmerrin e mijëra të vdekurve deri në fund të luftës.

Kjo nuk do të thotë që katastrofa është shmangur përfundimisht e mos o zot të lëshoni veten tani kur lufta nuk ka shkuar ende në gjysmë, e di që s’është e lehtë të vazhdojmë kështu por nuk kemi asnjë rrugë tjetër.

S’dua të entuziasmoj askënd para kohe por dua t’ju informoj se ne po detajojmë një plan të lehtësimit gradual të masave që do të hyjë në zbatim menjëherë sapo të shohim zbutje të kurbës.

Nuk e dimë kur do të ndodhë por deri në mes të prillit do të kuptojmë sa thellë është shtrirë ky armik mes nesh. Po studiojmë disa lehtësira edhe për lëvizjen duke filluar me pikatore nga java e ardhshme. Prisnim kërcim të numrave në javën që lamë pas por nuk ndodhi as këto ditë. Na bën optimist por nuk do të thotë asgjë deri sot. Vigjilencë dhe rezistencë. Fati i kësaj lufte nuk varet vetëm nga ky armik por edhe rezistenca jonë. Do të jetojmë me ditën, jo me javën dhe as me muajin sepse ndryshe se fitojmë dot këtë luftë

Paraardhëse

Trump e pranon: Drejt fundit rezervat kombëtare të paisjeve mbrojtëse për mjekët

Pasardhëse

Virusi korona: Sa të vlefshme janë maskat?

Pasardhëse

Virusi korona: Sa të vlefshme janë maskat?

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.