• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“A do të jemi njësoj pas kësaj flame?”, ish-ministrja Gjosha zbulon frikën e saj të madhe

1 April, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
30
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha teksa bëri një përmbledhje të situatës që po kalon vendi ynë për shkak të COVID, shtroi pyetjen nëse pas kësaj flame do të jemi njësoj apo jo. Në një mesazh në “Facebook” Gjosha shkruan se shumë familje kanë probleme të mëdha ekonomike me qëndrimin në shtëpi.

MESAZHI I GJOSHES:

“Duhej vetëm një moment të ndryshonte jetën e gjithësecilit nga ne dhe të kthente si ëndërr të vetme atë të rikthimit në normalitet. Duhej vetëm një virus për të na rikthyer në vëmendje se sa e shtrenjtë është jeta dhe njerëzit pranë nesh!

Ditët e para të qëndrimit në shtëpi për të gjithë ne ishin të mbushura me emocion, mall për familjen, shtëpinë, qetësinë, largimin nga rutina e përditshme.

Sot, pas thuajse tre javësh, rëndesa psikologjike e mendimeve, lodhjes fizike, ndarjes me njerëzit e tu, mungesës së të ardhurave por edhe frika se çfarë do të ndodhë kur e gjitha kjo të ketë mbaruar, ka filluar të godasë shumë prej nesh!

Sot cdo shqiptarë ka nevojë për shpresë, jo vetëm se normaliteti dhe e përditshmja do t’i rikthehet sërish, por edhe që liria e tij do të vazhdoj të jetë e shenjtë. Sot qytetarët kërkojnë siguri për shërbimin shëndetësor, jo vetëm për ata që preken nga Covid-19, por për cdo shqetësim, sado i vogël qoftë ai, për sëmundjet kronike, për ata që vuajnë me tumor e deri te një dhimbje e thjeshtë dhëmballe që duket sikur nuk do gjejnë zgjidhje kurrë.

Sot suporti financiar është jetik për të garantuar ushqimin në familje por edhe vazhdimësinë e jetës. Është e thjeshtë t’i kërkosh qyetarëve pagesën e dritave dhe ujit si detyrim ndaj shtetit, por a është e thjeshtë ta paguash atë kur të ardhurat janë zero, kur shpenzimi i muajit Mars do të jetë i trefishuar për shkak të qëndrimit në izolim 24 në 24 orë të ditës? A është normale t’i kërkosh biznesit pagesën e detyrimeve në data fikse, kur biznesi është i mbyllur, pa asnjë të ardhur? A është normale t’i thuash të varfrit se do ti japësh pagën kur të hapet buxheti dhe sot ai nuk ka asnjë mundësi për t’u ushqyer?

Turizmi është në një kolaps të trishtë dhe një sektor drejt falimentit për një kohë t gjatë. Agjensitë turistike, apo pjesa më e madhe e tyre, mund të thuhet pa frikë se panvarësisht xhiros mbi 14 milion lekë, në vetvete janë biznese të vogla, pasi fitimin e kanë shumë të vogël. A është e drejtë që sektori që preket më shumë të mos përfitojë asgjë? A është normale t’i thuash biznesit të madh të ushqehet me dhjamin e vet kur dhjami për një pjesë të madhe të biznesit është baraz me kredi dhe borxhe. Dhe nuk duhet harruar se është pikërisht biznesi i madh që mban në punë qindra dhe mijëra qytetarë, që shumë shpejt mund të gjenden të papunë, nëse biznesi i madh nuk ndihmohet. E kështu do të vazhdoja pafundësisht me cdo sektor e deri te ata që punojnë në informalitet dhe sot nuk kanë asnjë mundësi të ardhure financiare dhe as nuk njihet nga shteti!

Është e sigurtë që situata e virusit do të kaloj një ditë dhe do të kthehet thjeshtë në një ëndërr të keqe, por ajo për të cilën nuk jam e sigurtë është nëse do të jemi njësoj pas gjithë kësaj flame! E duke u lutur për jetën dhe shëndetin e gjithësecilit, por edhe për rimëkëmjen e ekonomisë, nuk e di sa mund të lutemi për goditjen psikologjike të një shoqërie të vuajtur dhe të varfër si kjo e jona! Uroj që pasojat psikologjike të jenë sa më të pakta, sepse vetëm një shoqëri e shëndoshë mëndërisht mund të ringrejë një Shqipëri të së ardhmes, pas gjithë kësaj katastrofe që na ka mbërthyer” – ka përfunduar Gjosha.

Paraardhëse

Shtohen shpresat për përballimin e virusit të tmerrshëm, Manastirliu del sërish me një lajm fantastik

Pasardhëse

Mjekët italianë dalin me paralajmërimin e frikshëm për të shëruarit nga koronavirusi

Pasardhëse

Mjekët italianë dalin me paralajmërimin e frikshëm për të shëruarit nga koronavirusi

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.