Kryeministri Edi Rama në orët e para të mëngjesit të sotëm, në një postim në Facebook shprehet: “Lajmi i mirë, nënë Haxhireja nga Durësi, plot 80-vjeç u shërua”.
Kreu i qeverisë ka publikuar edhe një foto, ku shfaqet e moshuara bashkë me stafin mjekësor.
Ndërkohë, në Shqipëri janë 212 persona të infektuar me Covid-19 dhe numri i viktimave ka shkuar në 10. Ministria e Shëndetësisë njoftoi një ditë më parë se 40 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar.
Mirdita i është bashkuar listës së fundmi, me 1 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 121 të infektuar. 4 pacientë tek Infektivi ndodhen në intubim. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!
Diskutime rreth kësaj post