• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Njerëzit pa bukë, shitësja në Elbasan merr vendimin ekstrem: Nuk u jap dot më me listë, më kanë falimentuar (VIDEO)

27 March, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
8
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Komuniteti rom dhe egjyptian në Elbasan është ngritur sot në protestë pasi respektimi i thirrjes së autoriteteve për të qëndruar në shtëpi, si një masë për tu mbrojtu nga kovid 19-të u ka krijuar vështirësi në sigurimin e mbijetesës.

Pjesa dërrmuese e komunitetit rom dhe egjyptian e sigurojnë mbijetesën duke mbledhur mbetje të riciklueshme, ose duke tregtuar. Mbyllja në shtëpi ka bërë që të mos kenë burim tjetër mbijetese. Në këto kushte kryefamiljarë dhe të moshuar kërkojnë ndihmë nga pushteti lokal, pasi sipas tyre rrezikojnë të vdesin nga uria, pasi edhe ushqimoret refuzojnë tu japin ushqim me listë.

“Nuk kemi asgjë për shtëpi, as detergjent asgjë, as buke”, – shprehet një prej tyre.

Shitësja e lagjes konfirmon faktin se prej ditës së djeshme ka ndërmarrë aktin e rëndë të mos japë më ushqime me listë, pasi është drejt falimentimit. Gruaja thotë se borxhi i pambledhur është i pallogaritshëm, ndërsa thotë se nuk ka zgjidhje tjetër përballë situatës së krijuar.

“Banorët më kanë bllokuar, vetëm me lista, nuk jap dot më”, – shprehet ajo.

Sot në Elbasan kanë protestuar edhe banorët e lagjes NSHU dhe pranë stacionit të trenit. Edhe apeli i tyre është i njëjtë, nuk kanë bukë për fëmijët, ndaj e kanë të pamundur të qëndrojnë brenda.

Në lidhje me këtë situatë ka reaguar edhe bashkia Elbasan, nëpërmjet shefit të emergjencave Tauland Sinani. Ky i fundit ka theksuar se pushteti lokal ka shpërndarë 450 pako ushqimore vetëm për komunitetin rom dhe egjyptian, ndërsa shton se lagjia e radhës që do të marrë vëmendje është ajo NSHU./Entela Duka-Faxnews

VIDEO:

Paraardhëse

“Mos përdorni ujë të nxehtë për duart”, mjekja e njohur jep këshillat e rëndësishme për masat parandaluese për koronvirusin

Pasardhëse

Ish i dashuri shpall datën e martesës, Enca Haxhia e ngacmon hapur (VIDEO)

Pasardhëse

Ish i dashuri shpall datën e martesës, Enca Haxhia e ngacmon hapur (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.