Sot Corriere Della Sera, duke marrë shembull provincën e Nembro që është zona më e prekur, shkruan se shifra e vdekje është 4 herë më e larë nga sa është menduar deri tani.
Mediat në Itali kanë hedhur sot dyshime se numri i vdekje nga koronavirusi është 4 herë më i lartë se ai që është raportuar zyrtarisht nga autoritetet. Sot Corriere Della Sera, duke marrë shembull provincën e Nembro që është zona më e prekur, shkruan se shifra e vdekje është 34 herë më e larë nga sa është menduar deri tani.
Corriere raporton se nëse do të bëhej një krahasim në lidhje me numrin e vdekshmërisë së ndodhur në këtë provincë një vit më parë numri i viktimave duhet të jetë 4 herë më shumë se numri zyrtar. Studimi është bërë nga një sipërmarrës në shëndetësi dhe tjetri kryetar bashkie, të cilët shprehen se raporti i publikuar në lidhje me numrin zyrtar të viktimave nuk është real për këtë zonë.
“Kemi vërejtur se diçka në këto numra zyrtarë nuk janë të saktë. Ne pamë mesataren e vdekjeve në komunën e viteve të kaluara, në periudhën Janar-Mars. Nembro duhet të ketë pasur në kushte normale rreth 35 vdekje. 158 të regjistruara nga zyrat komunale këtë vit, kjo është 123 më shumë se mesatarja”, – shkruajnë ata.
Statistikat demografike kanë qëndrueshmërinë e tyre dhe mesataret vjetore ndryshojnë vetëm kur arrijnë fenomenet plotësisht të reja. Në këtë rast, numri i vdekjeve anormale në krahasim me mesataren që Nembro regjistroi në periudhën kohore të marrë në konsideratë është 4 herë më shumë se ato që i atribuohen zyrtarisht Covid-19. Nëse shikoni se kur kanë ndodhur këto vdekje dhe krahasoni të njëjtën periudhë me vitet e kaluara, anomalia është edhe më e dukshme: ekziston një kulm i vdekjeve “të tjera” në korrespodencë me atë të vdekjeve zyrtare nga Covid-19, theksojnë ato në llogaritjen e tyre.
Dy ekspertët shprehen se ka shumë të moshuar dhe persona të tjerë që vuajnë nga sëmundjet dhe pasi janë prekur nga koronavirusi kanë humbur jetën në shtëpitë e tyre por nuk janë konfirmuar si viktima të COVID 19 pasi nuk i janë nështruar analizave.
Diskutime rreth kësaj post