• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

DW për situatën e koronavirusit: Rama ka nxjerrë mjetet e blindura në Tiranë

26 March, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
7
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Disa shtete në Europën Qendrore dhe Juglindore përfitojnë nga kriza Corona për të nxjerrë jashtë loje shtetin ligjor e institucionet. Në krye Hungaria. Qeverisja në modusin e diktaturës nuk mund të përjashtohet më.

Në kohët e epidemive shoqëritë duhet të pranojnë kufizime masive të jetës publike. Kështu po ndodh aktualisht edhe me krizën Corona. Synohet që me ndalimin e kufizuar të kontakteve, ndalimin e qarkullimit dhe të udhëtimeve, që për të gjithë është e kuptueshme, të ngadalësohet përhapja e sëmundjes. Por tani disa vende në Europën Qendrore dhe Juglindore po e shfrytëzojnë këtë krizë për të nxjerrë jashtë loje shtetin ligjor, pa pasur perspektiva më të mira suksesi në luftimin e epidemisë.

Në krye të këtyre vendeve qëndron Hungaria. Të martën (24.03) parlamenti në Budapest debatoi për një projektligj të qeverisë së Viktor Orbán për përqendrimin e pushtetit, që e pajis ekzekutivin pa afat me kompetenca diktatoriale. Ky “ligj në mbrojtje ndaj virusit Corona” do të miratohet më se voni javën e ardhshme.

Qysh tani qeveria në Hungari mund të drejtojë me kompetenca të posaçme, sepse ajo ka shpallur gjendjen e emergjencës, që në Hungari quhet “situatë rreziku”. Kjo gjendje vlen vetëm për 15 ditë dhe mund të shtyhet vazhdimisht prej parlamentit.

Situatë e pakufizuar rreziku dhe nene të reja penale

Përkundër kësaj rregulloreje projektligji i ri parashikon, që situata e rrezikut pas nje votimi në parlament mund të vlejë pa afat dhe qeveria mund të lëshojë dekrete për mbrojtjen e popullsisë dhe stabilizimin e ekonomisë, të cilat mund të devijojnë ligjet në fuqi. Puna e parlamentit gjatë kësaj periudhe suspendohet. Zgjedhjet dhe referendumet nuk zhvillohen, vetëm Gjykata Kushtetuese lejohet të vazhdojë punën. Se kur merr fund gjendja e rrezikut, këtë e vendos qeveria, sikurse parashikohet në projektligj.

Gjithashtu në projektligj parashikohen edhe dy nene të reja në kodin penal: Kush pengon masat për luftimin e epidemisë, duhet të llogarisë me dënime të ashpra deri në tetë vjet heqje lirie. Dhe: kush përhap në vendet e rrrezikut lajme të rreme ose lajme me pasaktësi, mund të dënohet deri në pesë vjet. Ligji i planifikuar do të miratohet javën e ardhshme në parlament. Për këtë mjaftojnë dy të tretat e votave – të cilat i ka qeveria e Orbanit.

Shqetësim për projektigjin

Opozita e Hungarisë kritikon projektligjin me vendosmëri si „aplikim i pushtetit total të Orbánit” dhe si “çek i bardhë për qeverisjen me dekret”. Votën e saj opozita e ve në varësi të afatit të vlefshmërisë të këtyre masave si dhe prej garancive të tjera ligjore.

Edhe shumë organizata joqeveritare hungareze si dhe analistët kanë shprehur shqetësim të madh për projektligjin, ndër ta është shprehur edhe folozofi i majtë Gáspár Miklós Tamás. “Nëse ne shohim, që qeveria Orbán përdor epideminë si pretekst për të aplikuar një diktaturë të hapur formale”, shtron ai pyetjen në një shkrim për revistën HVG, “si mundemi ne të besojmë, që masat kufizuese janë të drejta dhe të argumentuara?”

Menaxhim i dyshimtë i krizës Corona

Edhe në vende të tjera të Europës Qendrore dhe Juglindore epidemia shërben si pretekst për kufizime të dyshimta të shtetit ligjor. P.sh. qeveria e Sllovakisë do të miratojë një ligj, që u lejon institucioneve shtetërore aksesin në të dhënat e operatorëve të telekomunikacionit. Përmes Handy-Tracking synohet të garantohet, që personat qëndrojnë të izoluar në karantinë, deklaroi kryeministri Igor Matovic të martën (24.03).

Katër vende anëtare të Këshillit të Europës – Armenia, Letonia, Republika e Moldavisë dhe Rumania – shpallën të ashtuquajturitn Derogation (rregull i jashtëzakonshëm) nga dispozitat e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Përmes kësaj në këto vende gjatë situatës së emergjencës mund të shfuqizohen një pjesë e të drejtave të qytetarit. Kritikët e cilësojnë këtë masë si joproporcionale.

Në Bullgari presidenti Rumen Radev vendosi veton e tij kundër një ligji për masat e gjendjes së emergjencës. Ky ligj, ngjashëm si në Hungari, parashikonte dënime me burg për përhapje të informacioneve të rreme lidhur me sëmundjen infektive. Një rregull tjetër i diskutueshëm është angazhimi i ushtrisë për zbatimin e masave të gjendjes së emergjencës, që normalisht është detyrë vetëm e policisë, ndër të tjera këtu bën pjesë edhe kontrolli i pasaportave. Një pjesë e koaliconit qeverisës e pranoi veton e presidentit. Megjithatë mbetet e hapur, nëse dispozita të ngjashme do të riformulohen. Parlamenti duhet të votojë për këtë ditët e ardhëshme.

Nuk ka kohë për shtet të së drejtës?

Në mënyrë kontraverse po diskutohet edhe menaxhimi i krizës Corona nga disa presidentë dhe qeveri në vendet e Balkanit Perëndimor. Në Serbi politikanët e partive demokratike të opozitës kritikojnë presidentitn Aleksandar Vuçiç që vendosi më 15 mars gjendjen e emergjencës pa bazë kushtetuese – në këtë mënyrë, sikurse thonë kritikët, Serbia ndodhet „një hap larg diktaturës”.

Në Shqipëri kryeministri Edi Rama ka shpallur dënime të rrepta për të gjithë ata që shkelin ndalimqarkullimin duke dërguar mjete të blinduara për patrullim nëpër Tiranë, gjë që u kritikua ashpër nga politikanët e opozitës.

Në Mal të Zi qeveria publikon në një portal online vazhdimisht listën e aktualizuar me emrat dhe adresat e qytetarëve, që janë vendosur në karantinë. Sipas kryeministrit Duško Marković kjo është e nevojshme, sepse jo të gjithë personat e prekur mund ta kontrollojnë vetveten, ndaj qytetarët duhet të informohen. Të rëndësishme janë shëndeti dhe jeta, tha Marković, tani nuk ka kohë për debate për nuancat ligjore lidhur me të dhënat personale. Aktivistët e të drejtave të njeriut në Mal të Zi e kritikojnë ashpër këtë praktikë, duke e quajtur atë si një
thirrje për linçim”.

Paraardhëse

6 viktima nga koronavirusi, mjeku Kalo me apel të fortë

Pasardhëse

Muri i Madh hapet për turistët, Kina i rikthehet normalitetit

Pasardhëse

Muri i Madh hapet për turistët, Kina i rikthehet normalitetit

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.