• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Pandemia e Covid-19 po kërcënon botën, profesori i mikrobiologjisë tregon gjithçka që duhet të dimë për t’u mbrojtur

20 March, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pedagog i mikrobiologjisë ushqimore dhe higjienës në Universitetin Bujqësor të Tiranës Prof. Kristaq Sini u shpreh në studion e ABC Neës se ka një shpresë që në Shqipëri koronavirusin mund ta kalojnë pak më lehtë se vendet e tjera për disa shkaqe.

Ai thotë:

“Do thoja që kam ndjekur me shumë vëmendje gjithçka ka ndodhur që kur u përhap në Ëuhan. Në lidhje me këto ngjarje që kanë ndodhur, dhe këtu e theksoj që në fillim, janë shumë të drejta, dhe janë marrë disi në kohë. Po të kujtojmë kohën e kolerës, edhe atëherë izoloheshin me tu identifikuar rasti i parë.

Me rastin e kolerës Robert Kohen, zbuluesi i vibrionit të kolerës, vuri re që sëmureshin shumë persona me kolerë por që vdisnin vetëm ata që kishin patur probleme gastroenterite, pra të stomakut dhe zorrëve. Në rastin e murtajës vdiste kushdo që prekej, por erdhi një moment që u ndërpre vetë. Pra mbaroi i vdekuri i fundit dhe nuk preku më atë pjesë tjetër të popullatës.

Mikroorganizmat i kemi përreth dhe ato zhvillohen aty ku gjejnë mundësinë, zhvillohet aty ku gjen kushtet për tu zhvilluar prandaj jo të gjithë i zë gripi, jo të gjithë i zuri murtaja, apo kolera. U ndërpre aty ku njerëzit nuk ishin më me problemet shëndetësore.

Kanë dalë zëra që thonë se shqiptarët kanë imunitet dhe nuk i zë koronavirusi. Imuniteti krijohet pasi je ndeshur me një agjen biologjik siç është virusi në rastin konkret, formohen antitrupat e gjithçka tjetër në organizëm. Sistemi tretës nuk janë thjesht anti-korpet, qelizat e bardha të gjakut etj por është metabolizmi normal i çdo qelize të organizmit.

Kur organizmi zhvillohet me metabolizmin normal të tij dhe jo me defekte, atëherë ai është i shëndetshëm. Aty ku është i shëndetshëm ka edhe PH e qelizave ku nuk pëlqen virusi të zhvillohet, ndaj njerëzit e shëndetshëm preken më pak” – tha ai.

Endri Xhafo: Ky virus ka kaluar nga kafshët te njeriu, deri vonë 75 % e popullsisë në Shqipëri ka jetuar në fshat, a mendoni se njerëzit në fshat ngaqë jetojnë me kafshët e kanë më të lehtë ta kalojnë? A mund ta themi këtë?

“Jo, mos të tregohemi trima kot. Është një mikroorganizëm i ri që e ka frikë e gjithë bota. Higjienën duhet ta ruajmë patjetër. Edhe në Itali, vdekjet kanë qenë tek ato persona në moshë të kaluar, dhe në ata që kanë patur probleme shëndetësore.

Pra që nuk kanë patur zhvillimin metabolik normal. Këta persona duke qenë edhe të vjetër, metabolizmi ka filluar të bjerë e të degjenerojë pak nga pak në këto mosha. Nuk kemi ndarje se si e jetojnë fshati dhe qyteti, varet nga mënyra e të ushqyerit.

Është llojshmëria e ushqimit. Unë rekomandoj që qytetarët të ushqehen me gjëra të stinës, dhe të fushës, jo të serave. Gjithashtu të përdoresh edhe ato ushqime alkaline si limoni, portokalli etj. Duhet qëndruar sa më larg ushqimit të konservuar.

Gjithashtu duhet të hanë 2 herë në ditë, sasia e tepërt e ushqimit krijon probleme në organizëm.

Dua të them diçka tjetër ky virus nuk shkon deri në aparatin tretës por deri në mushkëri.

Ne kemi patur kulturë higjienike më të pakët se sa shtetet e tjera evropiane dhe kjo bën që të kemi popullata të ndryshme mikroorganizmash. Këto mikroorganizma të popullatave të ndryshme bëhen konkurrente dhe nuk lejojnë një mikroorganizëm tjetër që të zhvillohet në ekosistemin e tyre. Ekosistemi i tyre është goja”, tha profesori.

Paraardhëse

Në Itali shënohet numri rekord i viktimave, 627 në 24 orë dhe 4032 në total që nga fillimi i infeksionit

Pasardhëse

Organizata Botërore e Shëndetësisë thirrje të fortë të rinjve për t’u ndërgjegjësuar: Nuk jeni të pathyeshëm

Pasardhëse

Organizata Botërore e Shëndetësisë thirrje të fortë të rinjve për t’u ndërgjegjësuar: Nuk jeni të pathyeshëm

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Edona Bilali, emërohet zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë

Nga lajme2
25 September, 2025
0

Këtë të enjte, ish-deputetja Edona Bilali është emëruar si zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, pasi nuk mori dot një mandat...

Ish-deputetja e LSI-së Silva Caka emërohet zv.Ministre e Brendshme

25 September, 2025

Balluku drejtuese e fushatës së Tiranës, Berisha: E garantoj se do ketë fatin e Erion Veliajt

25 September, 2025

Përfundon mbledhja e qeverisë, Erion Veliaj shkarkohet nga detyra si Kryebashkiak i Tiranës

25 September, 2025

Presion në industrinë muzikore? Fifi: Publiku është lodhur nga muzika bastarde

25 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.